Kina komuniste është një nga vendet më me shumë dënime me vdekje
Fokus
Bota po shkon në krahun e heqjes së dënimit me vdekje që mbetet në fuqi në shumë shtete të Afrikës, në Azinë Qendrore, në Kinë si dhe në një pjesë të shteteve të SHBA. Shqipëria detyrimisht do të mbetet në krahun e vendeve që e kanë hequr këtë dënim, duke qenë pjesë e kontinentit europian. Dënimin me vdekje, Europa e civilizuar e ka hequr tashmë prej kohësh nga faqet e legjislacionit, dhe e konsideron një barbari, edhe kur i dënuari është një diktator a kriminel si Sadam Hyseni.
Evolucioni pozitiv drejt heqjes së dënimit me vdekje që po ecën në botë përgjatë këtyre 10 viteve, gjë që u konfirmua edhe në statistikat e vitit 2009, po ashtu edhe të 6 muajve të parë të 2010. Këtë analizë e thotë organizata ndërkombëtare “Nessuno Tocchi Caino - Askush të mos e prekë Kainin” që nënvizon se gjatë 2009-s vendet që kanë vepruar me ligjin e Dënimeve me Vdekje kanë qenë 18 kundër 26 të vitit 2008 dhe atij 2007. Vendet ose territoret që kanë vendosur të abrogojnë ligjin, lexohet në dosjen e përgatitur për mediet, që janë plot 154. Por vetëm 96 prej tyre e kanë hequr krejt nenin; dhe ata që e kanë hequr për krimet ordinere janë 8; kurse disa vende e kanë pezulluar për një kohë të caktuar. Ka pothuajse 10 vjet që 44 vende promovojnë në botë heqjen e dënimit me vdekje. Heqja e Dënimit me Vdekje është e qartë edhe në rënien e numrit të ekzekutimeve në vendet që ende e kanë të detyrueshëm me ligj: në 2009 në total kanë qenë pothuajse 5.679, duke pasur parasysh se në 2008 kanë qenë 5.735 persona dhe 5.851 në vitin 2007. Gjatë vitit 2009 dhe gjashtë muajve të parë të 2010, nuk janë regjistruar ekzekutime në 9 vende që kanë qenë në listë në 2008: Afganistan, Bahrein, Bjellorusi, Indonezi, Mongoli, Emiratet e Bashkuara, Pakistan, Nevis dhe Somali. E kundërta kanë qenë 3 vende që kanë ribërë ekzekutime: Tajlanda (2) në 2009, pas asnjë në 2008; Tajvani (4) dhe Palestina (5) në 2010, pas 5 vitesh pezullim. Kina, Irani, Iraku janë tre vendet e para “xhelate” të 2009: Kina ka bërë gjatë një viti rreth 5 mijë ekzekutime, baraz me 88 % të totalit të Botës; Irani ka bërë 402; kurse Iraku të paktën 77 ekzekutime.
Përsëri, Azia është konfirmuar si kontinenti ku ushtrohen pothuajse të gjitha dënimet me vdekje, në mbarë botën. Nëse do të vlerësonim se në Kinë ka pasur rreth 5 mijë ekzekutime (pak a shumë si në 2008, megjithatë, në rënie nga vitet e mëparshme), gjithsej për 2009 në kontinent kanë qenë të paktën 5.608 ekzekutime (98,7%) në rënie nga 2008, kur ata ishin të paktën 5.674. Amerika do të ishte praktikisht një kontinent i lirë nga dënimi me vdekje, po të mos ishin për Shtetet e Bashkuara, i vetmi vend në kontinent që ka kryer ekzekutime (52) në 2009. Kurse në Afrikë, në vitin 2009 dënimi me vdekje është kryer vetëm në katër shtete (Somalia ishte e pesta në 2008). Aty janë regjistruar së paku 19 ekzekutime - Botsvana (1), Egjipti (të paktën 5), Libia (të paktën 4) dhe Sudani (të paktën 9) – i njëjti numër si në 2008 dhe kundër të paktën 26 në 2007 dhe i bëri 87 e 2006 në të gjithë kontinentin. Në Europë, Bjellorusia vazhdon të jetë përjashtimi në një kontinent krejtësisht ilirë nga dënimit me vdekje. Në vitin 2009 nuk ka pasur ekzekutime, por në mars të 2010 dy burra u ekzekutuan për vrasje.
Aneksi i 55/Dënimi me vdekje ndër shekuj ka pasur kundërshtuesit e vet të pashmangshëm: filozofë, shkencëtarë, juristë, shkrimtarë, artistë, studiues të teorisë së shtetit, mistikë, teologë përfshi këtu edhe vetë drejtues shteti. Dalë-ngadalë falë këtij presioni, ideja madhore dhe e lashtë e heqjes së dënimit me vdekje zuri vend e arriti të bëhet pjesë e paluajtshme e Kushtetutës Europiane. Në njëfarë kuptimi, Oksidenti – që në historinë e vet njohu Holokaustin, brenda vetëm 40 vjetëve kreu edhe aktin tjetër po aq dramatik, por këtë radhë të dobishëm, heqjen e dënimit me vdekje si kusht dhe provë e konsolidimit të demokracisë në vendet që jetojnë në orbitën e kësaj Europe perëndimore. është provuar prej kohësh, edhe nga statistikat del që në vendet ku lejohet dënimi me vdekje përqindja e krimeve dhe e kriminalitetit nuk është kurrë më e ulët (bile ka raste që është më e lartë) se në vendet ku dënimi me vdekje nuk lejohet. Prania në cilëndo kushtetutë e ligjit të dënimit me vdekje, nuk e ul në asnjë rast statistikën e krimeve në shoqëritë përkatëse dhe kjo pse krimineli në çastin e kryerjes së krimit është tërësisht i çliruar nga pesha e ligjit, frika e vdekjes apo të tjera arsye për të tanimë dytësore.
është e vërtetë se ka shumë arsye sidomos filozofike për heqjen e dënimit me vdekje dhe arsye sidomos praktike për rivendosjen e tij. Ne, kemi hyrë në një epokë globalizimi të cilin edhe në qoftë se nuk e pranojmë na imponohet. Mirëpo duhet ri-thëne diçka më rëndësi: ulja e përqindjes së krimeve, nuk arrihet me dënimin me vdekje. S’ka nevojë për shumë analizë. Nga Si gjithmonë mjeti më efikas për të arritur këtë qëllim janë parandalimet dhe jo dënimet.
Përgatiti L.Lita