Vdekja e minatoritnë Kukës, një i arrestuar
KUKES- Policia e Kukësit ka arrestuar Naim Ademin me akuzën e shkeljes së rregullave të sigurisë në punë dhe pushtimit të sipërfaqeve të tokës në mënyrë të paligjshme.
Arrestimi i tij u bë në orën 22 të mbrëmjes së kaluar pas aksidentit në punë gjatë nxjerrjes së mineralit të kromit në fshatin Surroj, ku masivi i gurëve i mori jetën një minatori dhe u palgos një tjetër.
Prokuroria e mori në cilësinë e të pandehurit Ademin ,pasi rezulton të jetë sipërmarrës në shitjen e kromit që banorët e fshatit mbledhin dhe e shesin në galeri primitive dhe të palicensuara.
Gjithashtu banorët me pretendimin se toka është në pronësi të tyre kanë nxjerrë krom pa leje të shtetit. Edhe Ministria e Ekonomsë reagoi pas ngjarjes dhe tha se firma që gumbullonte krom nuk kishte lejen përkatëse.
Pak ditë më pare, gjatë gërmimeve në vendin e quajtur Truall të kësaj komune, mbeti i vdekur Sefer Ademi 35 vjeç si dhe u plagos rëndë një punëtor tjetër.
(e.n/news24/BalkanWeb)