E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysen Dedja, trajneri i ri Bylisit

Hysen Dedja është trajneri i ri Bylisit. Presidenti i klubit balshiot, Besnik Kapllanaj e konfirmoi lajmin për "Ora Sport". Dedja, kampion me Vllazninë në edicionin 1997-1998, e ka drejtuar edhe nëntë vite më parë Bylisin.
Ish-trajneri i Teutës e Erzenit, zëvendëson kështu një emër të njohur si Faruk Sejdini, edhe ky një ish-trajner kampion me Dinamon në sezonin 2001-2002. Dedja ka arritur të cojë Vllazninë në finalen e Kupës së Shqipërisë së vitit 2006, por u zëvendësua më pas me gjermanin Ulrih Shulce. Sezonin e kaluar Hysen Dedja drejtoi për pesë javë Teutën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›