Karvani i shkrimtarëve për ditën e librit në Prtishtinë

Prishtina sot shënon ditën e librit për fëmijë. Ky manifestim festohet disa vite radhazi në kryeqytet, me këtë rast organizohen aktivitete të ndryshme lidhur me këtë ngjarje.
Indeksonline ka kontaktuar me drejtoreshën e kulturës rinisë dhe sportit të komunës së Prishtinës Vlora Dumoshin, e cila ka dhënë agjendën e aktiviteteve që janë mbajtur me këtë rast.
Sipas saj, në sallat e leximit të biblotekës “Hyvzi Sylejmani” është mbajtur karvani i shkrimtarëve, ku kanë marr pjesë shumë shkrimtarë të njohur.
Ndërkohë, është shpallur konkurs në shkollat e Prishtinës për hartimet më të mira dhe janë ndarë tre vende të para, ku si shpërblim jane dhënë donacione financiare.
Drejtoresha e kulturës ka folur rreth përkrahjes së sektorit të librit, ku këto vitet e fundit janë dhënë mbështetje financiare rreth 75 mijë euro, dhe janë botur 88 libra.
Vlora Dumoshi shpreh gaditshmëri ti përkrahë të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë lidhur me kulturë./Indeksonline/