Kosturica: Në Kosovë, reagime si të Enver Hoxhës

Regjisori Emir Kusturica, reagimet e autoriteteve në Kosovë ndaj fillimit të xhirimit të një filmi për trafikimin e organeve i quan normale.
Sipas tij, reagimet të cilat kanë kërkuar që ai të shpallet person i padëshirueshëm në Kosovë janë reagime të demokracisë së Enver Hoxhës, sistem i cili është i njëjtë me atë që po funksionon në Kosovë, bën të ditur "Lajme Online".
Kusturica paralajmron, se filmi do të jetë i përfunduar brenda dy-tri viteve dhe do të jetë film i bazur në një nga temat më të përfolura në dekadën e fundit. Këto reagime të Kusturicës vijnë pas një deklarate të Lirak Celajt (kryetar i Unionit të Artistëve në Kosovë).
Në vazhdim nga deklarata e Lorik Celajt për filmin e paralajmëruar
“Sensacioni” i radhës i regjisori serb Emir Kusturica pritet të jetë një film për trafikimin e organeve në Kosovë, por për artistët e filmit në vend, regjisori që hapur ka përkrahur regjimin e Slobodan Milosheviçit duhet të shpallet “persona non grata”. Paralajmërimi i Kusturicës se po shkruan një skenar filmi bazuar në një raport të eurodeputetit Dick Marty – që pretendon se liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë tregti me organe të njerëzve – për kryetarin e Unionit të Artistëve të Filmit të Kosovës, Lirak Çelaj, meriton një reagim jo vetëm të komunitetit vendës, por edhe të atij ndërkombëtar.
Ai ka bindjen se një reagim vetëm nga komuniteti artistik në vend nuk mund të çojë peshë, ashtu sikurse një reagim shtetëror. “Kusturica fillimisht nuk mund të quhet artist, sepse ai është regjisor i skenarëve që i shkruan Qeveria serbe dhe ai ka përkrahur regjimin e Milosheviçit. Për këtë është mirë që komuniteti ndërkombëtar ta sanksionojë këtë regjisor e në Kosovë të shpallet “persona non grata’”, ka thënë Çelaj. Sipas tij, një reagim i fortë i shoqërisë kosovare është i nevojshëm në këtë rast, ku po bëhet propagandë kundër shqiptarëve.
Mediat serbe kanë raportuar të enjten se Kusturica po shkruan një skenar filmi për trafikimin e organeve të njerëzve, pasi siç citohet regjisori serb, trafikimi i organeve në Kosovë “është një e vërtetë e tmerrshme, që po fshihet tash e sa vjet”./Indeksonline/