New York: Gjashtë politikanë arrestohen për skandal të ryshfetit

Gjashtë politikanë të New Yorkut janë arrestuar për rolin e tyre të dyshuar në skandalin e ryshfetit, në të cilin një demokrat i njohur i ka paguar republikanët e lartë për ta mbështetur në përpjekjet e tij që të kandidoj për Partinë Republikane, në zgjedhjet e ardhshme për prefekt të Qytetit të New Yorkut, kanë thënë prokurorët federalë.Senatori shtetëror demokrat, Malcolm Smith, dhe pesë republikanë, të ndërlidhur me skandalin e ryshfetit, janë arrestuar sot në mëngjes, ka thënë një zyrtar në Zyrën e prokurorit të Shteteve të Bashkuara në Menhetën.
Zgjedhjet për prefekt të New Yorkut mbahen në muajin nëntor, pasi përfundon mandati i tretë i prefektit aktual, Michael Bloomberg.
“Duket se kultura e të treguarit të parave është përhapur në secilin nivel të qeverisë së New Yorkut”, tha Prokurori amerikan në Menhetën, Preet Bharara, transmeton REL.
Në akuza përfshihen edhe ryshfeti dhe zhvatja.
Republikanët e arrestuar janë Daniel Halloran, Vincent Tabone, Joseph Savino, Noramie Jasmin dhe Joseph Desmaret.
Gerald L. Shargel, avokat i të arrestuarit Smith, i tha gazetës New York Times se klienti i tij i ka hedhur poshtë akuzat.
“Malcolm Smith është shërbyes publik me respekt të lartë dhe i dedikuar dhe ai fuqishëm i hedhë poshtë këto akuza”, tha Shargel.
Përfaqësuesit e politikanëve të tjerë të arrestuar nuk janë përgjigjur menjëherë ndaj kërkesave për komente./Indeksonline/