E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, qytetarët ndezin qirinj për ushtarët e vrarë në Gjermani

Grupe qytetarësh të Kosovës ndezën mbrëmë qirinj në Prishtinë dhe në Mitrovicë, në shenjë nderimi për dy ushtarët amerikanë që u vranë dje në Frankfurt të Gjermanisë.
Ata shprehën, dhembjen për këtë ngjarje, por edhe zemërimin me faktin se ata u vranë nga të shtënat e një shqiptari me prejardhje nga Kosova.
Arif Uka, 21 vjeçar, u arrestua dje nga policia gjermane pas vrasjes së dy ushtarëve amerikanë.
Të afërmit e tij në fshatin Zhabar të komunës së Mitrovicës, thonë se ai është lindur dhe rritur ne Gjermani ku familja e tij jeton prej 40 vjetësh.

Ngjarja nxiti reagime të ashpra në Kosovë. Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në orët mbrëmjes morri pjesë në ndezjen e qirinjve në qendër të Prishtinës.
Ngjarja gjithashtu u dënua ashpër nga të gjitha institucionet dhe partitë politike, të cilat theksuan rolin e jashtëzakonshëm të ushtrisë amerikane për çlirimin e Kosovës dhe ruajtjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në gjithë botën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›