E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa i jep 100 ditë afat Thaçit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se partia e tij do t`i japë 100 ditë afat kryeministrit Thaçi për të treguar punën e qeverisë së tij.

Në një intervistë për një media kosovare , Mustafa ka thënë se kjo qeveri është e “përkohshme”, sepse siç shprehet ai, asaj i mungon legjitimiteti dhe se ajo ka para vetes edhe sfida të papërballueshme. Ai është shprehur kundër “turit” për bisedime me Serbinë.

Mustafa nuk e ka përjashtuar mundësinë që partia e tij të dërgojë para Gjykatës Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Për sa i përket mosvotimit të qeverisë nga LDK-ja, kryetari i saj ka thënë se këtë e kanë bërë pasi Thaçi kishte thënë se nuk ka nevojë për votat e tyre.

“Zoti Thaçi ka pohuar çdo herë se i ka numrat për ta zgjedhur presidentin dhe qeverinë”, ka thënë ai.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›