Karzai: Afganistanit i mungon siguria

Presidenti afgan, Hamid Karzai, theksoi se ndërkohë që Afganistani ka arritur stabilitet politik, afganët ende nuk ndihen të sigurt personalisht në jetën e tyre të përditshme.
Në një intervistë të transmetuar nga CNN-i, Karzai tha se me gjithë stabilitetin politik, koalicioni ndërkombëtar dhe qeveria afgane "nuk kanë qenë në gjendje për t'i ofruar popullit afgan siguri individuale, personale të tyre".
Karzai tha gjithashtu se forcat e sigurisë kanë ngadalësuar grupet militante në vendin e tij, por se lufta nuk është fituar.
Ai tha gjithashtu se qeveria e tij do të mirëpriste krijimin e një zyre politike të talebanëve, ku zyrtarët afganë dhe të tjerë mund të diskutojë një rezolutë politike të luftës.