Hertha shkarkon Babbelin

Hertha Berlin ka shkarkuar trajnerin Markus Babbel pas një mosmarrëveshjeje me drejtorin sportiv të klubit.
Hertha ka njoftuar të dielën se ka liruar strategun 39 vjeç. Ditë më parë, Babbel kishte paralajmëruar se do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni kur edhe skadonte kontrata e tij.
Sipas medieve gjermane ish trajneri i Eintracht Frankfurtit, Michael Skibbe do ta zëvendësojë Babbelin. Hertha është aktualisht në pozitën e 11-të në Bundesligë.