E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani 4 gola ne Bundesligen 2

Sulmuesi

Edmond Kapllani duket se ka gjetur formen me te mire. Sulmuesi i Kombetares shqiptare vazhdon te jete mjaft i rendesishem per Paderbornin skuadren qe militon ne Bundesligen 2 gjermane. Gjate fundjaves 28-vjecari ka shenuar ne fitoren 3-0 qe ekipi i tij arriti ne shtepi perballe Fortuna Dyseldorf. Kuqeziu u aktivizua pergjate gjithe 90-minuteshit ndersa ne minuten e 81 realizoi golin e dyte per skuadren e drejtuar nga trajneri Andre Shubert. Me pare per vendasit kishte realizuar Mohr ne minuten e 56 pas asistit te mesfushorit te perfaqesueses kosovare Enis Alushi. Rrjeta e Kapllanit mbylli virtualisht takimin dhe shkaktoi shthurje ne radhet e Fortuna Dyseldorfit ndersa ne te 82-n Vemer vulosi rezultatin perfundimtar 3-0. Pervec golit bomberi shqiptar eshte vleresuar per lojen e tij duke qene nje prej me te mireve ne fushe per Paderbornin. Ky ishte goli i katert sezonal per Kapllanin qe 7 javeve te luajtura ka dhene edhe nje asist. Pas 9 ndeshjes Paderborni ngjitet ne vendin e 12 ne kuoten e 10 pikeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›