Karzai: Masakra, e pafalshme

Forcat amerikane në Afganistan janë vënë në gjendje alarmi për sulme të mundshme pas masakrës në jug të vendit, ku një toger i ushtrisë amerikane ekzekutoi 16 persona, shumica gra e fëmijë.
Vrasjet e pershkruara si mizorite me te medha te kryera nga forcat e Shteteve te Bashkuara gjatë luftës 10 vjeçare në Afganistan, vijne ne nje kohe pershkallezimi te tensioneve mes Washingtonit dhe Kabulit.
Hamid Karzai deklaroi se synimi i ushtarit kishte qene vrasja e civileve te pafajshem ndërsa e cilesoi masakren si "te pafalshme". Ndërkohë militantet talebane nga ana tjeter, jane betuar per hakmarrje, çka e rendon akoma me shume situaten.
Nje hetim i plote mbi ngjarjen eshte duke u zhvilluar, megjithate kjo pak i ngushëllon afganet e lodhur me vdekje civilesh te pafajshem.