Karzai akuzon Pakistanin për bombardime

Në një komunikatë të lëshuar pas një takimi me Këshillin Kombëtar të Sigurisë të dielën, Hamid Karzai theksoi se nga bombardimet e Pakistanit kanë humbur jetën 36 persona, përfshirë 12 fëmijë.
Karzai kërkoi ndalimin e menjëhershëm të këtyre bombardimeve. “Nëse ato bombardime nuk janë kryer nga Pakistani, ata duhet ta bëjnë të qartë menjëherë se nga kush janë kryer”, shtoi Karzai.
Karzai theksoi se e kishte diskutuar çështjen edhe me homologun e tij pakistanez, Asif Ali Zardari, por ai kishte mohuar që pas sulmeve të jenë forcat qeveritare.
Ministri afgan i Punëve të Jashtme, theksoi se kishte thirrur ambasadorin pakistanez në Kabul të cilit i kishte dorëzuar një ankesë zyrtare./Start/F. Prroni/
2011-06-27 13:46