E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilltari i Berishës kritika Ministrisë së Turizmit, reagon Lesi

Së fundi, Këshilltari i kryeministri Sali Berisha, Neritan Ceka ka hedhur kritika të ashpra ndaj Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Turizmit, se po punon në disa sektorë të turizmit e kulturës kundër politikave të Qeverisë për reformimin e këtyre sektorëve.

Pas këtyre akuzave, reagoi sot edhe zv/ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Nikoll Lesi, i cili thekson se “kemi të njëjtin Kryeministër dhe nuk ka përse të akuzojmë njëri -tjetrin, aq më tepër ju me akuzat e egra ndaj nesh, ndërkohë që mund të zgjidhen duke dialoguar e debatuar,  donëse akuzat tuaja janë kryekëput të pasakta e në moskeqdashëse”.

“Reformimi, sidomos i Institutit të Ruajtjes së Monumenteve, nuk ka nevojë për centralizim siç kërkoni ju dhe ndonjë drejtor, por për decentralizim. Me lejoni t’ju them se ndonëse që prej tre muajve pa ministër përsëri të tre zv/ministrat që jemi në detyrë e të gjithë stafi i ministrisë po punojnë shumë për të krijuar kushte sa më të mira për turistët, për të cilat krenohet me të drejtë Qeveria, Kryeministri e ju zoti Ceka. Ne si ministri kemi bërë një gabim. I vetmi gabim është se nuk kemi zbatuar një vendim të Këshillit të Ministrave për largimin nga detyra të gjithë drejtorëve e këshilltarëve që kanë mbushur moshën e pensionit!”, thekson më tej reagimi. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-27 13:33
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›