Yjet mblidhen në Nju Xhersi për funeralin e Hjustonit

Rreth 1500 mysafirë do të marrin pjesë në ceremoninë private që do të organizohet në Kishën Baptiste Nju Hope. Trupi i Hjustonit më pas do të varroset në një varrezë lokale, pranë babait të saj.
Masat e sigurisë nga ana e autoriteteve do të jenë të mëdha, teksa fansat do të mbahen larg. Ceremonia mortore e këngëtares me famë botërore do të transmetohet live në internet dhe nga shumë kanale televizive anekënd botës.
48-vjeçarja Uitni Hjuston u gjet e vdekur në dhomën e një hoteli në Los Anxheles, një javë më parë.
Zyrtarët po presin rezultatet e toksikologjisë të cilët do t’i ndihmojnë ata në përcaktimin e arsyeve të vdekjes.
Ceremonia mortore do të fillojë në orën 12:00 me orën lokale. Hjuston ishte një nga këngëtaret më të preferuara në botë nga mesi i viteve 1980 në mesin e 1990, duke shitur të paktën 170 milionë disqe. Shitjet e disqeve të saj janë rritur qëkur u njoftua vdekja e saj të shtunën e kaluar./Start/F. P/
2012-02-18 16:10