Arsenal e Tottenham ndalojnë vuvuzelat

Ekipet e Premierligës, Arsenal dhe Tottenham, i kanë ndaluar zërat e padurueshëm të vuvuzelave nëpër stadiumet e tyre këtë sezon. Trumbetat plastike tradicionale të Afrikës së Jugut ishin të pandashme nëpër stadiumet e botërorit të fundit. Ndaj tyre nuk munguan kritikat nga futbollistët, trajnerët, por edhe audienca televizive.
Andaj, klubet e futbollit anglez kanë vendosur t’i ndalojnë ato, në mënyrë që të dëgjohet zëri i tifozëve. Tottenham ishte ekipi i parë i Premierligës që vendosi t’i ndalojë ato, ndërsa menjëherë reagoi edhe rivali londinez, Arsenal. Zyrtarët e Tottenhamit mendojnë se vuvuzelat mund ta shkatërrojnë atmosferën në stadiumin White Hart Lane.
“Ne shqetësohemi se prezenca e këtyre instrumenteve mund ta rrezikojë sigurinë e publikut dhe zëri i tyre mund të jetë shqetësues për mbështetësit tanë. Ne jemi krenarë me atmosferën fantastike që e prodhojnë mbështetësit tanë në White Hart Lane dhe ne sugjerojmë që kjo atmosferë të vazhdojë edhe në sezonet e ardhshme”, është qëndrimi i Tottenhamit. Edhe Arsenal ka të njëjtin opinion.