E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kasano, talenti më i madh në serinë A"

Nga Anglia, ku lëviz nga një stadium në tjetrin, tekniku italian, Fabio Kapelo, ka gjetur kohën për të vlerësuar mesfushorin e Sampdorias, Antonio Kasano, si futbollistin më të talentuar në futbollin italian. Kapelo prek dhe problemin Kasano, i cili refuzohet nga Lipi për t‘u përfshirë në skuadrën kombëtare të Italisë. "Kur shikoj tani Antonion me kujton kohën kur ai luante me Romën. Nuk e di se si sillet jashtë fushe, komentoi Kapelo. Kam thënë gjithnjë se ai është talenti më i madh në futbollin italian dhe shpresoj, që një ditë të jetë pjesë e skuadrës së Italisë. Më pyesni nëse mund ta grumbulloj unë? Por ai nuk është anglez".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›