E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat, nën akuzë për pagesat "kriminale" të overdrafteve

Në Kongresin Amerikan po përgatiten kritika të ashpra ndaj bankave që vendosin pagesa të larta për transaksionet dhe overdraftet, pa pyetur apo pa i njoftuar më parë për këtë gjë konsumatorët. Kjo është një shenjë që kriza fi nanciare po zhvendoset nga bankat te kurrizi i konsumatorëve. Bankat që po përpiqen të mbijetojnë kanë fi lluar të mbështeten shumë te pagesat, apo tarifat që këtë vit në Shtetet e Bashkuara do të kapin shifrën e 38.5 miliardë dollarëve. Por, demokratët në Kongres kanë ndërmend të ndërmarrin sulme edhe ndaj pagesave të overdrafteve dhe madje e kanë nisur një fushatë të tillë me cilësime të ashpra si "kriminale" në lidhje me politikat e bankave për vendosjen e pagesave pa paralajmërim, apo pa transparencë ndaj konsumatorit. Kështu pritet të paraqitet një ligj që do t‘u kërkojë bankave që para se të ndryshojnë pagesat të marrin lejen e konsumatorëve. Sigurisht që një ligj i tillë pritet të ketë ndikim edhe te bankat problematike, por e rëndësishme është të mbrohen konsumatorët. Sulmi ndaj pagesave të overdrafteve vjen ndërsa Kongresi po merr në shqyrtim një rishikim të plotë të rregulloreve fi nanciare. Administrata e Obamës ka propozuar krijimin e një agjencie të re, që do të ketë fuqinë e formulimit dhe zbatimit të ligjeve që mbrojnë konsumatorët nga rregullatorët bankarë. Gjithashtu kërkohet edhe krijimi i një agjencie të vetme për të mbikëqyrur shëndetin e bankave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›