E Diel, 1 Nëntor 2026

Tifozët "jo" fanellës së Totit

Roma rigjen lojën e bukur dhe kapitenin Françesko Toti, që së bashku me De Rosin ishin protagonistët e fitores me Fiorentinën. Por, në ambientin e klubit verdhekuq vazhdon të ketë mjaft tension: në fund të ndeshjes, kapiteni shkoi në tribunë për të përshëndetur tifozët "ultras" dhe u hodhi fanellën e ndeshjes. Gjithsesi, në harkun e pak sekondave bluza me numrin 10 iu kthye mbrapsht. Një veprim që konfirmon se marrëdhënia e Totit me disa tifozë të skuadrës është në krizë. Fantazisti nuk është më "i paprekshëm", edhe sepse tashmë tifozët e cilësojnë si liderin e vërtetë të Romës mesfushorin De Rosi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›