Ndërtimet pa leje vazhdojnë, të merren masa
06/04/2010 Prefekti kërkon ndërhyrjen e vendorëve: Një ndërtim rrezikon ndotjen e ujit të pijshëm të Elbasanit
ELBASAN-Ndërtimet pa leje pas procesit të vetëdeklarimit për legalizimet po vënë në rrezik zonat turistike, por sidomos ujin e pijshëm të qytetit të Elbasanit. Shqetësimi është ngritur gjatë mbledhjes së prefekturës me drejtues të institucioneve. Prefekti Shefqet Deliallisi kërkoi nga institucionet ndërhyrje të menjëhershme për të ndalur masakrën që po i bëhet territoreve edhe pasi përfundimit të procesit të aplikimit për legalizim. Prefekti përmendi si zonë problematike atë të Llixhës, e cila megjithëse është shpallur zonë turistike është pushtuar nga ndërtimet pa leje.
Ndërtimet
“Zona e Llixhës është kthyer në një Kandahar të vërtetë me ndërtime nga të katër anët. Banorët shfrytëzojnë ujin duke bërë ndërtime e banja termale në shtëpitë e tyre. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë për një zonë turistike që është shpallur e tillë dhe kur prioriteti ynë është turizmi. Po kështu problematike për ndërtimet janë edhe disa komuna të tjera”. Deliallisi kërkoi nga ana e Inspektoratit të Policisë Ndërtimore dhe qarkut ndërhyrjen e menjëhershme për të mos lejuar vazhdimin e këtyre objekteve. Prefekti tha se personat që nuk arrijnë dot të zbatojnë ligjin mund të zëvendësohen nga të tjerë të aftë për ta zbatuar atë. Problemet me ndërtimet pa leje janë ngritur jo vetëm për komunat, por edhe për Bashkinë Elbasan dhe veçanërisht për ujësjellësin. Kështu një objekt që është në ndërtim e sipër mbi tubacionet e ujësjellësit ka përplasur institucionet lokale mbi kompetencat. Kompania e Ujësjellësit “Elber” i ka drejtuar shkresë bashkisë dhe institucioneve për të penguar këtë ndërtim që është brenda rrethit të sigurisë dhe rrezikon ndotjen e ujësjellësit. Drejtori i “Elber” Gjyladin kërkoi ndërhyrjen e Inspektoratit të Ndërtimit. “Ky ndërtim mbi tubacione ku janë ngritur themelet po bëhet problematikë dhe asnjë institucion nuk ka ndërhyrë. Objekti që po ndërtohet ndodhen në zonën e dytë dhe të tretë të sigurisë jashtë rrethimit dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë”. Ndërkohë kreu i Inspektoratit të Ndërtimit me varësi nga Korça Alket Mekshi tha se ky objekt është kompetencë e Policisë Ndërtimore të bashkisë. Pritet që prefekti të organizojë një takim urgjent me drejtues të inspektorateve ndërtimore për një ndërhyrje urgjente, pasi uji i pijshëm në qytetin e Elbasanit rrezikohet të ndotet.