Kasat fiskale, 9 ditë afat për biznesin e vogël në Tiranë e Durrës
Bizneset e vogla në bashkitë kryesore të vendit duhet të pajisen dhe të punojnë me kasa
Ervin KOÇI
Tatimet nuk do të tolerojnë asnjë subjekt biznesi, i cili pas datës 30 qershor 2010 do të kapet pa pajisjet fiskale. Kjo datë shënon edhe afatin e fundit të përcaktuar nga Ministria e Financave për biznesin e vogël që paguan TVSH, që të pajisjet me kasat fiskale. Megjithatë, ekziston një kalendar që toleron një pjesë të këtyre bizneseve deri në fund të vitit, por ai nuk u takon bashkive kryesore të vendit. Deri më 30 qershor 2010, detyrimin për t'u pajisur me kasa fiskale e kanë personat e regjistruar në biznesin e vogël, të cilët ushtrojnë veprimtari në bashkitë e Tiranës, të Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës, Fierit, Lushnjës, Beratit, Sarandës, Korçës, Pogradecit, Elbasanit, Shkodrës e Lezhës. Po brenda këtij afati janë të detyruar të mbajnë regjistrime, nëpërmjet pajisjeve fiskale edhe tatimpaguesit e biznesit të vogël në komunat Shëngjin, Golem, Rashbull, Orikum, Himarë dhe Ksamil. Ndërsa brenda periudhës dhjetor 2010, të gjithë tatimpaguesit e tjerë të biznesit të vogël duhet ta përfundojnë këtë proces. Por, ky i fundit ka hasur në vonesa administrative, duke qenë se për dy muaj u pezullua nga vetë MF-ja, në pritje të daljes së udhëzimit të ri të ministrit. Kompanitë e licencuara, për të tregtuar pajisjet fiskale duhej që përpara se të nisnin punën për shitjen dhe instalimin e pajisjeve të reja të certifikuara, të merrnin autorizimin për kalimin e testit fizik të pajisjeve të tyre.
Procesi
Sipas drejtuesve të kompanive të licencuara, ky proces nuk ka mbaruar ende për të gjitha subjektet. Vetëm nëse komisioni i ngritur nga Ministria e Financave jep miratimin se pajisja funksionon si duhet dhe se transmetimi i të dhënave bëhet në kohë reale, atëherë kompanitë kanë të drejtë të furnizojnë subjektet e vogla që futen për herë të parë në këtë skemë. Ndërkohë, biznesi i madh dhe ai i mesëm kanë hyrë më parë. Në vend janë regjistruar mbi 90 mijë biznese të vogla dhe vetëm në Bashkinë e Tiranës, në fund të vitit 2009, numëroheshin rreth 20 mijë të tilla. Ato që kanë nga 1- 4 punonjës, përbëjnë rreth 92% të tyre. Fatura financiare për zbatimin e ndryshimeve të fundit mbi kasat fiskale do të përballohet nga vetë kompanitë e autorizuara. Kjo faturë konsiderohet e lartë pasi, siç thonë edhe vetë drejtuesit e tyre, ka të bëjë me sisteme të avancuara programimi, të përgatitura nga inxhinierë profesionistë. Mesatarisht, një kasë fiskale (tani me Udhëzimin e ri) do të kushtojë rreth 450 euro me modem.
Kontrollet
Nga verifikimet në terren dhe testimet e kryera nga grupi i punës në Ministrinë e Financave rezulton se disa shoqëri të autorizuara për shitjen dhe shërbimin e kasës fiskale kanë abuzuar duke tregtuar mall të pacertifikuar. Sakaq, në Ministri ka nisur prej 4 ditësh faza e madhe e provimit për të pesta shoqëritë, të cilat duhet të kalibrojnë pajisjet e tyre sipas vendimit të fundit. Mësohet se një shoqëri nuk ka mundur të marrë autorizimin nga Ministria për shkak të mangësive në pajisje dhe dokumentacion, kurse një tjetër e ka kaluar provën dhe është gati të dalë në treg. Mbeten për t’u testuar edhe tri shoqëri të tjera. Sipas sistemit të ri, shoqëritë duhet të zbatojnë kritere të reja në instalimin e kasave, të cilat duhet t’u përmbahen standardeve të kërkuara nga Ministria e Financave. Aktualisht në treg janë shpërndarë rreth 6 mijë kasa, ku rreth 33 për qind prej tyre rezultojnë se nuk i plotësojnë standardet. Këtë fakt e konfirmoi dhe vetë ministri i Financave, sipas të cilit nuk do të ketë asnjë tolerim.
Gjobat
Muaji qershor është afati i fundit për biznesin e vogël të Tiranës dhe qyteteve të mëdha në rang qarku. Deri në fund të muajit, këto biznese kanë mundësi që t’i vendosin kasat, në të kundërt do të aplikohen gjoba që shkojnë deri në 100 mijë lekë, madje dhe me mbyllje aktiviteti kush e përsërit. Problem për biznesin do të jetë gatishmëria e shoqërisë së kasave, nëse ka mundësi ta ofrojë shërbimin, për aq kohë sa janë të impenjuara me testimin në ministri. Pas këtij testimi, nëse e kalojnë, shoqëritë duhet të zbatojnë sistemin e ri me kasat e shitura, proces që kërkon kohë.
Karburantet
Proces tepër i vështirë konsiderohet instalimi i kasave për pikat e shitjes me pakicë të karburanteve. Ka pasur disa vendime, projektligje dhe udhëzime nga Ministria e Financave në drejtim të procesit të vendosjes së kasave për karburantet, por kanë dështuar për arsye të ndryshme që lidhen me terrenin, kushtet ekonomike etj., por edhe për shkak të abuzimit nga shoqëritë. Me vendimin e fundit, instalimi i kasave për karburanteve kthehet në proces transparent, i detajuar dhe i garantuar, si për konsumatorin, ashtu edhe për autoritetet e tatimeve.
BOX////////////////////////////
Kuponi tatimor, cilët përjashtohen nga detyrimi për prerjen
Çdo e dhënë nga kasat e instaluara fiskale do të përcillet "on-line", sipas teknologjisë së re të licencuar, te organet vendore të Tatimeve çdo ditë. Krahas ruajtjes dhe dërgimit të të dhënave te Tatimet, tashmë kasave do t'u instalohet një pajisje që regjistron në mënyrë të pavarur të gjitha lëvizjet që do të bëhen nga biznesi. Në rastet e anulimit të kuponit tatimor, subjekti duhet ta ruajë atë deri në momentin e raportimit në organet tatimore. Krahas regjistrimit të shitjeve, me anë të kasës fiskale biznesi do të bëjë një raport që në fund të ditës do t'i niset administratës tatimore. Pjesë e raportit do të jetë numri i klientëve dhe xhiroja ditore. Krahas kësaj, biznesi është i detyruar të raportojë edhe mënyrën se si është bërë pagesa. Pjesë e raportimit do të jetë edhe sasia e parave që janë në arkë në fund të ditës, nga e cila do të verifikohet se sa pagesa janë bërë me para në dorë (cash) dhe sa në formë elektronike. Kuponi tatimor nuk do të jetë i detyrueshëm për shitësit në tregjet e miratuara nga pushteti vendor, ata që janë ambulantë, apo bizneset që ndodhen në zonat e thella malore me popullsi më të ulët se 300 banorë, por me kushtin që të mos jenë zona turistike. Kupon, gjithashtu nuk do të presin as pronarët e autobusëve e furgonëve.
Shkurt///////////////////////////////
Gjobat për kasat fiskale, 1.55 miliardë lekë në 5-mujorin e parë
Ecuria e mesatares në treguesin e të ardhurave nga gjobat paraqet një nivel arkëtimi jo më të lartë se 1.5 miliardë në vitit. Por në dy vitet e fundit kjo mesatare është lëkundur, pasi në vitin 2009 janë mbledhur 3 miliardë e 500 milionë lekë, kurse vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2010 janë arkëtuar 1.55 miliardë lekë. Burime nga Tatimet thonë se ndikim kanë pasur gjobat e vëna ndaj subjekteve private në fushën e hidrokarbureve, si dhe zbatimi i ligjit për vendosjen e kasave fiskale. Vetëm në tre muajt e fundit të 2009-s, tatimet ndërmorën një aksion të gjerë në tregun e hidrokarbureve, duke vendosur gjoba që në total prekën shifrën rekord rreth 5 miliardë lekë, e cila më pas u reduktua për shkak apelimi nga shoqëritë.
Pullat fiskale, bie poshtë pretendimi i anglezëve për koncesionin
Koncesioni i Ministrisë së Financave për pullat fiskale duket se do të marrë zgjidhje shumë shpejt. Avokati i prokurimeve kishte nisur hetimin administrativ për shkak të ankesës që paraqiti një kompani angleze, pjesëmarrëse në tenderin e zhvilluar në fund të vitit 2009. Ankesa e firmës së huaj, pas shqyrtimit të dosjes dhe ligjit të koncesioneve, rezulton e padrejtë, për pasojë AvP aprovon vendimin e Komisionit të Ofertave, që shpalli fitues një kompani zvicerane. Tenderi i koncesionit të pullave fiskale për mallrat e akcizës konsiderohet tepër i rëndësishëm për sigurinë e tregut, por edhe për vetë bizneset, të cilat duhet të bëjnë llogari nga e para për kostot që paraqet instalimi i pajisjes së re. Shumë biznese e kanë konsideruar koncesionin e pullave fiskale si mjet që nxit rritjen e çmimeve.
Maxhoranca dhe opozita bien dakord: Inspektim financiar OJF-ve
Struktura që do të ngrihet në Ministrinë e Financave në kuadër të ligjit për inspektimin financiar do të kontrollojë edhe organizatat jofitmprurëse që zbatojnë projekte me fonde të buxhetit. Për këtë pikë të draftit, që po shqyrtohet në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, kanë rënë dakord dje si maxhoranca, ashtu dhe opozita.
22 Qershor 2010