Kasat fiskale, vijon aksioni i gjobave

Gjobat shkojnë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë të reja, madje dhe në mbyllje të aktivitetit.
Nga të dhënat e fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mësohet se janë vendosur rreth 400 mijë euro gjoba në të gjithë vendin.
Sipas vendimit të qeverisë, procesi i instalimit të kasave duhet të përfundojë në të gjithë vendin brenda muajit dhjetor 2010.
Ndërkaq, nga Ministria e Financave zbulohen të tjera detaje të skandalit me kasat fiskale, ku pjesa dërrmuese doli jashtë standardi.
Sipas ministrisë, nga verifikimet e kryera në terren dhe mostrat e marra te pajisjet, rezulton se tre nga pesë kompanitë kanë abuzuar me rregulloren e vendosjes së kasës fiskale, duke thyer urdhrin mbi modelin e programimit, si dhe lejimin e hedhjes në treg të pajisjeve që nuk i shërbejnë procesit.