PS: Ne 2009, humben 20 mije vende pune Denis Dedej
Deputeti i Partise Socialiste, Ilir Beqja, tha dje se ne vitin 2009 humben punen 20 mije persona. Ne nje prononcim per mediat te bere nga selia roze, nensekretari per Programin Politik, tha se te enjten ne sallen e Kuvendit, dhe nje dite me pas ne zyren e tij, ministri i Financave u perpoq te nderprese "memecerine" disa mujore te qeverise shqiptare, per te vertetat e ekonomise se vendit. Sipas tij ka disa muaj, qe cfare ndodh me ekonomine e vendit, mbahet e fshehur ashtu si mbahet i fshehur ne kutite e Ruzhdijes vullneti i shqiptareve. "Mbahet e fshehur sepse, pasi i vodhi votat, qeveria e Sali Berishes po vjedh edhe xhepat e shqiptareve, pa dalluar askend: sipermarres te madh, te mesem, biznes te vogel, fermer apo shites ambulant, punetore apo te papune, invalid apo pensionist", akuzoi Beqja. Ai tha se ministri i Financave mund t'i kete te dhenat per ekonomine shqiptare ne mendjen e tij, apo ne celularin e tij. Ne lidhje me kete ceshtje, zyrtari socialist paraqiti ne media, ato qe sipas tij jane ne sitet zyrtare te institucioneve qeveritare te Sali Berishes. Duke iu referuar ketyre faqeve, deputeti socialist thote se te dhenat me te fundit jane shtator 2009 apo nentor 2009. Per te, por edhe e ardhmja e afert e ekonomise se vendit eshte shume e zymte. "Te dhenat zyrtare tregojne se ne muajt e pare te ketij viti: Importi i makinerive dhe pajisjeve ka rene me 1/4; Importi i materialeve te ndertimit dhe metaleve ka rene me 1/5; Kredia afatmesme per investime ne linja prodhimi ka rene", u shpreh nensekretari per Programin Politik ne PS. Duke vijuar me tej, ai tha se eshte shtuar vetem kredia per kapital qarkullues, pra per te paguar paga e detyrime, sepse ministri i Financave e shkeli edhe premtimin publik, se deri ne fund te shkurtit do te likuidonte te gjitha detyrimet ndaj sipermarresve qe punojne ne pune publike. Po sipas ketyre te dhenave, Beqja thote se kredite e keqija kane arritur 11.5 % te portofolit te kredive. "Pra, ne vendin tone, nuk po investon njeri. 20 mije vende pune qe u humben ne vitin 2009 nuk dihet se si do te rikuperohen. Qeveria, pa dyshim qe i di keto te dhena, por i fsheh qellimisht", deklaroi deputeti socialist. Ai theksoi se qeveria kurajen per t'i fshehur te dhenat, e gjen tek fakti se eshte e ngritur mbi vota te vjedhura dhe te trafikuara. Sipas tij, motivet per t'i fshehur i burojne nga qellimi i vetem per te vazhduar te vjedhe shqiptaret. "Eshte ky pushtet, i ngritur mbi nje sistem kryekeput te manipuluar, qe sot po i le shqiptaret pa pune, me me pak te ardhura dhe me me pak shprese", perfundoi komunikimin e tij me mediat, Ilir Beqja.
PS: Cfare tregojne te dhenat ne muajt e pare te ketij viti
Importi i makinerive dhe pajisjeve ka rene me 1/4.
Importi i materialeve te ndertimit dhe metaleve ka rene me 1/5.
Kredia afatmesme per investime ne linja prodhimi ka rene.
Eshte shtuar vetem kredia per kapital qarkullues.
Kredite e keqija kane arritur 11.5 % te portofolit te kredive.