E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi apel politikës: Riktheni demokracinë në Parlament

TIRANE-Presidenti i Republikës Bamir Topi është shprehur sot i shqetësuar për klimën e acaruar që manifestuan partitë politike mbrëmjen e së hënës në seancën e parë parë parlamentare për këtë vit.
Në një prononcim për mediat, Topi apeloi ndja partive politike që të gjejnë frymën e bashkëpunimit mes tyre.
“Apel të rikthehet demokracia në Parlament”, tha Topi duke kërkuar që ky të jetë një plan kryesor i politikës dhe duke kujtuar se ky është një detyrim qytetar.

Reagimi i Topit vjen pas seancës parlamentare të hënën pasdite, ku deputetë socialistë janë sharë e fyer me ata demokratë dhe at ate LSI. Debatet mbreme u fokusuan rreth video-pergjimit Meta-Prifti qe prej ditëesh ka sjellë një situatë të tensionuar ne kampet kryesore të politikës shqiptare.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Opozita nuk iku nga Kuvendi... (Nga: ALBA MALLTEZI)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›