Studentet: Nuk mund te na penalizojne
Studentet kane reaguar dje paralelisht me dekanin e Fakultetit te Historise dhe Filologjise, Shezai Rrokaj, duke shprehur te njejtin qendrim si edhe drejtuesi i fakultetit te tyre. Mirela Troka, studente ne vitin e trete te deges se Historise, thote se nuk eshte aspak normale qe studentet te kercenohen ne kete menyre. "Per nje arsye a per nje tjeter, ndoshta une apo shume nga bashkemoshataret e mi, nuk do te kene mundesi qe te aplikojne. "Dikush mund te jete semure, nje tjeter ndoshta nuk ka mundesi te shkoje ne rrethin ku ka Gjendjen Civile, ndaj nuk mund t'i penalizosh duke i hequr te drejten per t'u futur ne provime", thote Mirela. Teper i indinjuar me sanksionet e mundshme te paralajmeruara nga Ministria e Brendshme, ajo shprehet se nuk i pelqen fare kjo gje. "Jam dakord me thirrjen miqesore qe beri ministri i Arsimit Fatos Beja, por jo me kercenimet e Ministrise se Brendshme", perfundon studentja.