E Diel, 1 Nëntor 2026

Kashahu te neshkohen pergjegjesit e vdekjes se 4 femijeve ne Sukth

TIRAN- Vetem pak dite pasi trupat e kater vogelusheve Robert Vilson Kasandra dhe Nertila te familjes Xheka jane varrosur ne fshatin Tapize te Fushe-Krujes ku jetonte xhaxhai i tyre i cili strehon prej kohesh edhe babane e femijeve nena e vogelusheve Zana Xheka gjen nje mbrojtes ligjor.


Avokati Arben Kashau i kontaktuar nga Shekulli pranoi se ka marre nje prokure perfaqesimi nga nena e femijeve dhe shume shpejt sipas tij do te gjendet pergjegjesi i kesaj tragjedie.


Ai ne nje komunikim me Shekullin hodhi dyshime se nderpreja e energjise elektrike mund te kete qene shkaku kryesor i vdekjes se tyre. Ka mbaruar koha edhe ne Shqiperi kur ndodh nje tragjedi te mos kete pergjegjes-tha avokati Kashau per Shekullin.


Ai shtoi se studia ligjore qe ai perfaqeson pret qe nena e femijeve te kaloje gjendjen e renduar psikologjike per te shqyrtuar dhe marre ne konsiderate te gjitha mundesite ligjore per gjetjen pergjegjesit te tragjedise. Nese nuk do te ishin ndalur dritat per zonen ku banonin femijet nuk do te ndodhte ajo tragjedi qe i mori jeten kater femijeve. Dhe per kete do te pergjigjet dikush heret a vone-tha avokat Kashau. Sipas tij qellimi i mbrojtesit fillimisht eshte rehabilitimi psikik i nenes se femijeve dhe me pas do te kerkohet dhenia e drejtesise ndaj shkaktarit. Femijet e familjes Xheka Roberti 13 vjec Vilsoni 11 vjec Kasandra 9-vjecare dhe Nertila 6 vjec u gjeten te asfiksuar mengjesin e dates 12 nentor 2010 ne banesen e tyre ku prej dy vitesh banonin ne Sukth te Durresit. Vdekja e tyre sipas policise ka ardhur pasi femijet ne mungese te dritave kishin ndezur nje qiri te cilin e kishin vendosur mbi televizor ku ka krijuar nje vater te vogel zjarri qe eshte shuar por qe ka prodhuar tym brenda baneses duke sjelle vdekjen e femijeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›