Kashar, 25-vjeçari sulet të vrasë vëllanë e tij
Autori i Lajmit: red.
Një konflikt i çastit për motive banale ka shtyrë një 25-vjeçar të tentojë të vrasë vëllanë e tij. Agresori është vënë në prangat e policisë, ndërsa vëllai i tij 38 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime nga policia bënë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në Kashar pranë Tiranës, kur një djalë i ri ka tentuar t i marrë jetën vëllait të tij, duke synuar t i marrë jetën. Sipas të njëjtave burime, Shefki Idriz Zoli, 25 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Kashar, Tiranë, ka kanosur me armë zjarri vëllanë e tij 38-vjeçar, Refik Idriz Zoli, nga i njëjti vendbanim. Ndaj 25-vjeçarit janë ngritur akuzat për konsumim të veprave penale të “Kanosjes” dhe të “Armëmbajtje pa leje”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, të cilat shkuan në vendin e ngjarjes pohuan se kryen edhe arrestimin e 25-vjeçarit. Nga hetimet e ngjarjes në Kashar, policia tha se ajo erdhi për motive të dobëta. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e Shefki Zolit, u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit tip pistoletë m - 6.35, të cilën e posedonte pa leje.
Ky lajm është publikuar: 10/01/2009