Kashari, kreu i Komunes: Se vrava une Kamberin

Per akuzat qe krimi ekonomik ia adreson atij se bashku me nente te pandehur te tjere, ish-kryetari i komunes akuzoi nje prej te akuzuarve ne gjendje te lire si personin e vetem te implikuar ne tokat e Kasharit.
Por pervec deklarates se dhene per interes te procesit gjyqesor, Alfred Sula shfajesoi veten edhe per vdekjen e Gani Kamberit, ngjarje e cila eshte mbyllur nga policia si vetevrasje.
Ish-kryetari i komunes gjate gjithe seances sulmoi vetem njerin nga te pandehurit, Bardhyl Kamberin, ish-punonjes kadastre, i cili gjykohet ne gjendje te lire. Bardhyl Kamberi eshte kusheri me viktimen Gani Kamberi, ky i fundit nje nder denoncuesit e pare te abuzimit me tokat ne fshatin e tij.
Ne gjyqin per abuzimin me 18 hektare toke ne Kashar ndodhen 10 persona, mes te cileve edhe ish-kryetaret e kesaj komune, Naim karaj, Faik Fejzo dhe Alfred Sula.
Te pandehurit kane mbi vete 23 akuza qe nisin nga ajo e bashkepunimit me njeri-tjetrin per tjetersimin e tokave, deri tek falsifikimi, shperdorimi i detyres dhe korrupsioni i kryer nga te zgjedhurit vendore.