E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, makina perplas motorin, vdes 62 vjecari

Nje aksident me pasoje vdekjen e nje personi eshte regjistruar mbremjen e sotme ne Shkoder, ku nje veture ka perplasur dhunshem nje motor ne te cilin po udhetonin tre veta.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave viktime e ketij aksidenti ka mbetur shtetasi Kol Predhaj, 62 vjec, i cili po udhetonte me motor se bashku me bashkeshorten dhe te birin.

Sipas burimeve, keta dy te fundit kane mbetur te plagosur rende dhe jane derguar ne spitalin e qytetit.

Burimet shtojne se nga hetimet paraprake eshte zbuluar lloji i makines qe ka shkaktuar aksidentin, nje fuoristrade me targa te huaja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›