E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, FSHF: Të mërkurën rinis kampionati i futbollit

TIRANË - Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur rinisjen e kampionatit, pas ndërprerjes në fundjavë si rrjedhojë e demonstratës së dhunshme të opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Dy takimet Elbasani-Dinamo dhe Shkumbini-Teuta, që ishin në program për ditën e dielë, do të luhen nesër, ndërkohë që sfida kryesore e javës së 17-të, ajo mes Tiranës dhe Skënderbeut, do të zhvillohet të enjten, më 3 shkurt.
Ndërkohë, sipas FSHF-së, në fundjavë ndeshjet do të luhen rregullisht. Një ndeshje do të luhet të premten, dy të shtunën dhe tre të dielën.
Sipas Drejtorit të Garave në FSHF-së, Ilir Shulku, ndërprerja fundjavën që shkoi nuk varej vetëm nga Federata, por edhe nga fakti se forcat e policisë ishin të angazhuara me problemet e krijuara pas demonstratës dhe nuk donim të krijonim probleme të tjera.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›