Kaskada e Drinit, KESH publikon të dhënat

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka publikuar të dhënat për situatën në kaskadën e Drinit deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm.
Kështu sipas KESH-it në Fierzë, niveli i liqenit shënoi 285.07 nga 284.23 m që ishte një ditë më parë. Prurjet në liqen vazhdojnë me 785 m3/sek nga 1100 m3/sek që ishte një ditë më parë, ndërsa shkarkimet me 436 m3/sek nga 444 m3/sek.
Ndërsa në Koman, niveli i liqenit paraqitet në kuotën e 171.46 m nga 171.44 m ditën e djeshme, prurjet në të janë me 894 m3/sek nga 948 m3/sek, ndërsa shkarkimet me 947 m3/sek nga 948 m3/sek një ditë më parë.
Në Vaun e Dejës niveli shënon73.20 m nga 73.10 m ditën e djeshme, ku prurjet shënojnë 1058 m3/sek nga 1238 m3/sek, kurse shkarkimet me 980 m3/sek nga 933 m3/sek që ishin ditën e djeshme.