E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shansi i humbur i Lulezim Bashes

Nje hetues i krimeve te luftes ne Kosove qe ka punuar per gjetjen e personave te humbur ka deshmuar per shtypin perendimor dhe ate shqiptar se ka hetuar se bashku me Lulezim Bashen per kete dosje qysh nga fillimi i viteve 2000 duke u futur ne Shqiperi ilegalisht te maskuar si projektues rrugesh apo duke mbledhur deshmi nga vendet ku mendohej se ka pasur burgje jolegale te UK-se.


Ne menyre te qarte dhe te pakundershtueshme ai thote se Lulezim Basha ka pasur dosjen dhe deshmon detaje nga udhetimet e tij se bashku me te ne Shqiperi.


Gazeta Tema botoi online intervisten e ketij hetuesi. Pothuajse e gjithe media pervec gazetes Shekulli te nesermen nuk botoi asgje por tentuan te pergenjeshtrojne nje rrefim te sinqerte te nje eksperti i cili as qe kishte synim fare te baltoste Lulzim Bashen por donte te mbrohej se bashku me Bashen ndaj akuzave qe i ka bere Dick Marty se nuk kane hetuar mire.


Por nuk dua te merrem me komplekset e inferioritetit qe ka Lulezim Basha ngaqe njerezit mesojne se ka qene nje perkthyes i rendomte apo sikletin qe ndjen kur i dalin relacionet e tij ne hetimet kunder shqiptareve.


Problemi qe ne kemi tani me kete njeri nuk eshte e kaluara e tij. Ajo bile eshte me e mire se e tashmja e tij pasi eshte me e vertete dhe me profesionale se falsiteti dhe paburreria e tanishme. Problemi qe nje njeri i tille ka kur hyn ne politike eshte se duhet te sillet ashtu sic ia kerkojne dhe ajo ashtu sic duhet te sillet si politikan qe me personalitet i del zot te shkuares dhe te tashmes se tij.


Se pari ne perpjekjen e tij per te pergenjeshtruar perfshirjen ne hetimin e krimeve te shqiptareve gjate luftes dhe burgjeve ilegale te UK-se ai eshte me shume i shqetesuar pse citohet si perkthyes se sa per punen qe ka bere. Ky kompleks nuk do te kishte pushtuar personalitetin e tij sikur ne politike ti kishte bere hapat vete dhe te ishte lartesuar nga dixhej ne klube nate ne perkthyes e deri ne postet me te larta te shtetit shqiptar qe mban sot.


Problemi qe ai ka eshte se jeta e tij e rendomte si dixhej ne klube nate dhe perkthyes ne ICTY ka ndryshuar si me magji kur eshte njohur me vajzen e kryeministrit te sotem te vendit e cila i ka gjetur menjehere punen pasardhese si Minister dhe natyrisht duke ua shitur shqiptareve si personalitet. Kjo eshte ana banale e kesaj historie.


Ana tragjike eshte mungesa e kurajes per te pare kete histori ne sy. Ne jemi sot perballe nje stuhie nderkombetare te pashembullt dhe nuk kemi asnje argument profesional apo juridik tua hedhim poshte spekulimin ndaj nesh i cili ka ngjitur me shume se patetizmi dhe patriotizmi i shtirur i lidereve tane.


Rasti i Lulezim Bashes ishte shans i rralle. Ne mund te kishim sot nje Minister te Brendshem brilant ne syte e Perendimit qe te dilte ne medien shqiptare dhe nderkombetare dhe te thoshte Po une e kam hapur i pari dosjen e trafikut te organeve nga Shqiperia dhe ajo eshte nje genjeshter. Ai mund te ishte tani pike referimi e besueshme mund te ishte nje gjetje brilante kunder spekulimit te Dick Marty-it.


Dhe ai njesoj si nje nga ish-shefat e tij duhet ta perdorte sulmin e Dick Marty per tu mbrojtur si ish-hetues qofte dhe si ish-perkthyes i Tribunalit te Hages dhe te deshmonte se kane hetuar kane gjetur burgje kane raportuar per to por skane gjetur te vdekur apo monstruozitete te tilla qe fliten. Me nje Minister te tille te Brendshem Shqiperia sot do te ishte nje ze shume i balancuar ne opinionin perendimor bile do te kishim prioritet dhe faktin qe Basha ka qene perkthyes se do te merrej vesh mire anglisht me median.


Por ky nuk ka personalitetin e duhur per ta bere kete. Ky eshte nje njeri pa personalitet qe nuk merr dot asnje vendim per veten e vet. Ky akuzohet per vjedhje edhe ndoshta pa vjedhur por ka frike te hetohet pa i dhene leje babai i Argites. E si mund te beje ky beteje per hetimin spekulativ te Dick Marty kur vete i eshte shmangur hetimeve per nje afere konkrete fare besueshmerie ka ky njeri per drejtesine nderkombetare ku ne cdo raport per vendin e tij shembulli i moshetimit te tij citohet si njolle e zeze per kete vend


Lulezim Basha ka humbur rastin e arte te respektonte te shkuaren e tij dhe ti bente nje nder ketij vendi duke dale qofte dhe deshmitar i djallit ne kete histori. Por sapo i shkon ne mendje puna qe ka bere i kujtohen dosjet pa fund qe ka perkthyer dhe stivosur per Fatmir Limajn per Ramush Haradinajn dhe dhjetera luftetare te Kosoves qe kane shkuar ne Hage.


Ata e kane pranuar me burreri fatin e tyre dhe kane shkuar e jane pastruar aty qofte si te pafajshem qofte duke vuajtur denimin. I vetmi njeri i pafytyre qe nuk del dot nga makthi i se shkuares se vet ka mbetur Lulezim Basha i cili nuk mbron dot as punen e tij profesionale as punet e tij banale as lavdine dhe as turpin e tij. Ai sillet aq keq dhe pa meshire me veten e tij dhe te kaluaren e tij sa do te sillej cdo njeri me dike tjeter qe nuk e njeh.


Si i tille ai sot ka humbur shansin te jete nje ze i balancuar serioz dhe profesional ne kete beteje spekulative duke dale para Perendimit te tronditur nga faktet spekulative me faktet e tij te verteta per ate qe ska ndodhur dhe qe ai e ka hetuar jo si shqiptar por si pjese e ekipit te Tribunalit te Hages. Por qe ta besh kete duhet te jesh vetvetja dhe duhet te kesh minimumin e parimeve ne jete. Lulezim Basha ka deshmuar se ka vetem para dhe babin e Argites kryeminister.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›