Banka e Shqipërisë: 2.1 milionë llogari bankare
21/12/2010 Rriten pagesat elektronike, por dominojnë ende pagesat në letër
Bankat kanë raportuar rreth 2,1 milionë llogari bankare të klientëve në vendin tonë. Sipas të dhënave zyrtare, nga këto rreth 93 për qind janë llogari individësh dhe 7 për qind llogari biznesesh. Këto shifra sa i përket fundit të vitit 2009. Nga të dhënat rezulton se numri i përdoruesve të pagesave elektronike ka ardhur në rritje, por është ende i ulët. Nga totali i llogarive të klientëve të vlefshme për të kryer pagesa rreth 27 për qind e llogarive mund të aksesohen në distancë, nëpërmjet përdorimit të një karte debiti ose krediti dhe vetëm 15 mijë llogari, më pak se një për qind e llogarive, janë të aksesueshme nga interneti (e-banking) për të kryer pagesa apo për të kontrolluar gjendjen e llogarisë. Ofrimi i shërbimit të pagesave apo tërheqjes cash nga llogaritë e tjera, kërkon domosdoshmërish praninë fizike të klientëve në sportelet e bankave.
Përdorimi i cash-it
Ekspertët e BSH-së vërejnë një zhvendosje në sistemin tonë bankar, pavarësisht se e moderuar, e pagesave nga cash drejt atyre jo-cash në vitet e fundit. “Instrumentet e pagesës të bazuar në letër ende janë dominante në sistemin tonë bankar, megjithatë pagesat elektronike po bëhen gradualisht pjesë e praktikës bankare. Këto ndryshime duket që janë nxitur nga një kombinim i përshtatshmërisë së tyre dhe zhvillimeve teknologjike. Megjithatë, këto ndryshime në sjelljen e pagesave duket që janë me hapa të ngadalta. Nga praktika ndërkombëtare, ndryshimet thelbësore në sjelljen e shërbimeve të pagesave duan 5 deri në 10 vjet që të pranohen gjerësisht”, - shprehen ekspertët. Sipas të dhënave të BSH-së, për nëntëmujorin 2010, bankat raportuan rreth 19.2 milionë transaksione klientësh me një vlerë totale prej 4,742 miliardë lekë, nga të cilat pagesat për klientët, nëpërmjet instrumenteve të pagesave, si transferta kreditimi, debititime direkte, pagesa me karta, pagesa nga interneti dhe çeqet zënë rreth 28% në numër dhe 52% në vlerë, përkundrejt transaksioneve cash në sportelet e bankave dhe në ATM, prej rreth 72% në numër dhe 48% në vlerë. Banka e Shqipërisë, në funksion të mbikëqyrjes së sistemit kombëtar të pagesave, është e angazhuar për arritjen e dy objektivave kryesore: stabiliteti dhe eficienca e sistemit të pagesave në Shqipëri, përfshirë këtu instrumentet e pagesave. Ekspertët e BSH-së theksojnë se hapi i parë për nxitjen e tregut të pagesave me mjete alternative elektronike është reduktimi i cash-it. “Reduktimi i kësaj “barriere” do ta bënte konsumatorin dhe investitorin që të kishin interes në përdorimin dhe ofrimin e instrumenteve të reja pagesash dhe në të njëjtën kohë ofrimin e garancive për sigurinë e kryerjes së pagesave me mjete elektronike”, - theksojnë ekspertët.
Roli i BSH-së
Banka e Shqipërisë për të realizuar objektivin e saj kryesor, atë të “arritjes dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve”, përdor instrumentet e politikës monetare, efikasiteti i të cilave varet nga funksionimi normal i sistemit të pagesave. “Për këtë arsye, nxitja dhe mbështetja për mirëfunksionimin e sistemit të brendshëm të pagesave në Shqipëri është një nga objektivat dytësorë dhe njëkohësisht një nga detyrat kryesore të Bankës së Shqipërisë. Sistemet e pagesave nënkuptojnë “tërësinë e instrumenteve, infrastrukturës procesuese të bankave dhe sistemeve ndërbankare të pagesave, të cilat bëjnë të mundur qarkullimin e parasë në ekonomi”. Pra, sistemi i pagesave është pjesë përbërëse e sistemit financiar dhe ofron kanalet nëpërmjet të cilëve fondet transferohen nga një institucion në tjetrin, me qëllim shlyerjen e detyrimeve, në tregjet financiare apo mbarë ekonominë”, - shprehen ekspertët.
Shërbimet e pagesave në distancë
Aktualisht, bankat kanë zgjeruar gamën e shërbimeve bankare, duke i ofruar klientit disa instrumente elektronike, si kartat e pagesave (debiti&krediti) dhe homebanking për të kryer pagesa apo transferime fondesh nga një llogari në tjetrën. Instrumentet inovative të pagesave bazuar në teknologjitë moderne, të ndryshme nga instrumentet tradicionale të pagesave, si transfertat e kreditimit, debitimet direkte, kartat e pagesave, pavarësisht se ofrohen nga 11 banka, përdorimi i tyre është ende në fazat fillestare. Sa i përket debitimeve direkte, të dhënat e raportuara nga bankat e nivelit të dytë tregojnë se ato zënë rreth 11 për qind të totalit të pagesave për klientët dhe janë totalisht pagesa të iniciuara dhe të shlyera brenda të njëjtës bankë, urdhëruesi dhe përfituesi i fondeve janë klientë të së njëjtës bankë.
Pagesat në lekë dhe valutë
Nga totali i pagesave të klientëve në lekë, pesha në numër e instrumentit të përdorur për të kryer pagesat në banka, për 9-mujorin 2010 rezulton të jetë 79.7% transferta kreditimi në sportelet e bankës, 12.0% debitime direkte, 5.6% pagesa me karta në POS, 2.0% pagesa elektronike (homebanking), dhe 0.7% pagesa me çeqe. Pothuajse në të njëjtat nivele janë edhe pagesat e klientëve në valutë. Nga totali i pagesave në valutë të klientëve, pesha në volum e instrumentit të përdorur për të kryer pagesat pranë bankave, për 9-mujorin 2010 është 73.4% transferta kreditimi në sportelet e bankës, 5.3% pagesa me karta në POS, 5.2% pagesa elektronike (homebanking), 3.9% debitime direkte, dhe 2.2% pagesa me çeqe.
E-banking
Shërbimet e bankingut elektronik nënkuptojnë ofrimin e infrastrukturës së nevojshme klientit për të aksesuar llogarinë bankare nga shtëpia, nëpërmjet një linje interneti, telefoni apo një software-i, që banka i vë në dispozicion klientit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2010 është rritur në 11 numri i bankave që ofrojnë shërbime “home banking”, krahasuar me 10 banka që ishte kjo shifër në fund të vitit 2009. Për periudhën janar-shtator 2010, janë raportuar rreth 118 mijë transaksione “Home Banking” për të gjithë sistemin bankar, me një vlerë totale prej 65 miliardë lekësh. Kjo shifër përbën rreth 3 për qind në numër dhe në vlerë, kundrejt totalit të pagesave jo-cash në ekonomi.
Çeqet bankare
Çeku është një instrument pagese që përdoret gjithmonë e më pak në Shqipëri. Pjesa më e madhe e urdhërpagesave të iniciuara me çek personal ose bankar, procesohen dhe shlyhen brenda vetë bankës emetuese. Gjatë 9-mujorit të vitit 2010, nga raportimet e bankave rezulton se janë procesuar gjithsej 48,889 çeqe (personale dhe bankare), rreth 1 për qind e totalit të pagesave për klientët, me një vlerë prej 49 miliardë lekësh.
Transaksionet, në qarkullim
janë 673 333 karta aktive
Nga 16 banka që operojnë në vend, 14 janë të licencuara për të ofruar shërbimin e tërheqjes cash nga bankomatet. Nga bankat që emetojnë karta, vetëm 8 banka janë njëkohësisht të licencuara edhe si pranuese kartash, pra ofrojnë shërbimin e pagesave me karta nëpërmjet POS të vendosura në dyqane dhe qendra tregtare. Sipas të dhënave të BSH-së, deri më 31 shtator 2010, janë raportuar 760 bankomate dhe 4,759 pika shitjeje (POS) të vendosura nga bankat në të gjithë vendin. Ndërkaq, numri i kartave aktive në qarkullim është 673 333 karta pagesash, nga të cilat rreth 96 për qind janë karta debiti dhe vetëm 4 për qind karta krediti. Gjatë 9-mujorit të vitit 2010, u procesuan rreth 7.5 milionë lekë transaksione me karta, me një qarkullim total prej 81.2 miliardë lekësh. Nga totali i transaksioneve, rreth 95 për qind përbëjnë tërheqje cash nga bankomatet (ATM) dhe 5 për qind janë blerje në pikat e shitjeve nëpër dyqane apo shërbime, nga të cilat rreth 61 për qind janë kryer me karta debiti dhe 39 për qind me karta krediti.
Komisione për tërheqjet nga
bankat e tjera apo jashtë vendit
Bankat nuk aplikojnë komision për shërbimin e tërheqjes cash nga bankomatet (ATM) e vetë bankës. Banka e Shqipërisë bën me dije se ky është rregull i përgjithshëm referuar kushteve të punës të publikuara nga bankat, megjithatë ato aplikojnë komisione për tërheqjen e cash-it nga bankomatet e bankave të tjera. “Komisione akoma më të larta aplikohen për tërheqjen e cash-it nga bankomatet jashtë vendit. Asnjë bankë nuk aplikon komision për shërbimin e blerjes me karta debiti në rrjetin e pikave të shitjes (POS) brenda vendit, pavarësisht nëse POS-et janë të vetë bankës apo të bankave të tjera”, - theksojnë ekspertët e Bankës së Shqipërisë. Por ndryshe ndodh me blerjet nëpërmjet internetit, ose në dyqanet jashtë vendit, ku bankat aplikojnë komisione sipas kushteve të punës, të cilat i vihen klientit në dispozicion në momentin e marrjes së kartës në dorëzim. Aktualisht, sipas të dhënave të BSH-së, kartat e debitit emetohen nga 14 banka në Shqipëri.