E Diel, 1 Nëntor 2026

Diferenca mes Berishes dhe Gjukanovicit

Rrezimi i kompromisit te fundit te ofruar nga opozita rreth hetimit te zgjedhjeve i ben perfundimisht te lodhshme dhe pa perspektive negociatat e opozites me Sali Berishen. Pervec logjikes ligjore dhe mbeshtetjes nga faktori perendimor per propozimin e opozites nuk kemi asnje argument tjeter me se te bindim shumicen ti jape fund kesaj rezistence per transparencen e zgjedhjeve.


I vetmi interes me madhor se sa kaq ishte pranimi nga ana e Bashkimit Europian i kerkeses se Shqiperise per te qene kandidate per anetare ne Bashkimin Europian. Ky ishte nje interes madhor mbi te cilen opozita beri llogarite gabim duke e llogaritur Berishen si nje njeri qe e ka seriozisht aspiraten e integrimit europian te Shqiperise.


Kur Bashkimi Europian po hamendej per te pranuar kerkesen e Shqiperise dhe Malit te Zi ne tryezen e tij ishin dy pikepyetje te medha Sali Berisha dhe kriza me opoziten per zgjedhjet dhe Milo Gjukanovici dhe privatizimi i pushtetit ne Mal te Zi prej tij. Te dyve iu be nga nje oferte e thjeshte publike dhe jopublike.


Shqiperia duhet te zgjidhte krizen dhe duhet te hapte kutite Mali i Zi duhet ti hapte rruge ndryshimit te lidershipit. Sali Berisha i tha Jo me qetesi ofertes europiane te Shqiperise kurse Milo Gjukanovici vuri interesat e vendit te tij te vogel mbi interesat e pushtetit te tij dhe i tha Po ofertes europiane duke lene ne hije Shqiperine dhe duke u bere sot nje vend shume me afer Bashkimit Europian se sa Shqiperia.


Nese krahason keto dy shembuj dhe menyren se si kane reaguar dy kryeministra ndaj nevojes se vendit te tyre per te qene pjese e Europes e kupton se me afer Perendimit eshte ne mendesi sllavi Milo Gjukanovic se sa patrioti shqiptar Sali Berisha.


Po ti hysh pastaj ne detaje dhe cilesise se kushteve per te dy lideret ata jane ta pakrahasueshem. Kerkesa qe i behej Berishes ishte nje kerkese normale qe bazohet ne standardet qe duhet te plotesoje cdo vend demokratik.


Transparenca e zgjedhjeve dhe fundi i krizes me opoziten me shume se sa teke e opozites jane trill i Sali Berishes per te mbajtur opoziten te mberthyer tek nje krize e cila i jep atij dore te lire ta mbaje ate larg qeverisjes se vendit dhe larg fokusimit tek skandalet financiare dhe privatizimin e Shqiperise nga familja e Sali Berishes dhe seksere te saj. Kerkesa ndaj Gjukanovicit nga ana tjeter eshte shume me personale me radikale dhe me e eger.


Ajo i ngjan kerkeses qe Perendimi i beri Berishes ne vitin 1997 kryesisht permes diplomacise amerikane qe i kushtoi ketij vendi mbi 3 mije te vrare dhe nje krize e cila u desh te zgjidhej me nderhyrje te forcave nderkombetare te cilet moren praktikisht sovranitetin e vendit deri me 29 qershor 1997.


shte pikerisht kjo sjellje e provuar e Berishes qe e ben tashme Perendimin te jete i kufizuar ne presionet personale mbi te dhe ti spostoje ato tek presionet dhe ndeshkimet e Shqiperise me qellim qe ta konvertoje mosaprovimin e saj ne gjeste politike te shqiptareve kunder tij. Por kjo eshte nje gjuhe shume e veshtire per tu kuptuar nga shoqeria shqiptare.


Ne jemi sot para nje fakti mbreselenes kur kryeministri i Malit te Zi sapo u be e vlefshme kerkesa e vendit te tij per tu bere kandidat per ne BE jep doreheqje pa shume komente nga detyra duke u lene qytetareve te vet nje shtet ne dyert e Bashkimit Europian nje shtet te pavarur dhe pa asnje konflikt serioz me fqinjet apo bashkesine nderkombetare.


Ai eshte shume me i ri nga Sali Berisha ne moshe shume me me merita bile gati me merita personale per cdo arritje te vendit te vet dhe shume i pergjegjshem per te ardhmen e atij vendi.


Ne ndryshim me te ne kemi nje kryeminister qe eshte peng i familjes se tij ne pushtet e cila ka instaluar ne vend gjithe mafien ish-jugosllave ka faktorizuar ne bregdetin shqiptar bile ne nje nga vendet me strategjike te se ardhmes energjetike te Shqiperise mafien ruse permes sekserit serbo-boshnjak te familjes tij dhe eshte teresisht nen presionin e tyre per te mos lene asnje hapesire pushteti jo vetem per opoziten por per askend dhe brenda shumices qe nuk eshte ne nje gjatesi vale me bizneset dhe linjat e pushtetit qe dikton Familja.


Kjo e ben Sali Berishen te pafuqishem per ti hapur rruge perspektives europiane te Shqiperise pasi nje perspektive e tille do te cmontonte keto linja mafioze te ish-Jugosllavise qe kane gjetur nje parajse fiskale ne Shqiperi dhe po diktojne te ardhmen jo vetem ekonomike por dhe politike te ketij vendi.


shte e trishtuar ta themi por nje nga lideret me populist e nacionalist te Malit te Zi sic ka qene Lazarevici sot ska me vend ne Mal te Zi dhe bizneset e tij kryesore i ka ne Porto Romano dhe Tirane me partnere njeriun e familjes Berisha Damir Fazllic.


Kjo eshte arsyeja perse Milo Gjukanovic iken i qete nga pushteti dhe le nje vend te lire dhe dinjitoz per te qene pjese e BE-se dhe kryeministri yne nuk e ka veten ne dore as ti hape rruge Perendimit ne Shqiperi as te lere rrugeve trafikantet e ish-Jugosllavise qe jane bere zot ne shtepine tone.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›