E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasnecët e Edvinit: Mandatin e Fierit do ta marrim me çdo mjet dhe me çdo çmim

Partia Socialiste ka vijuar edhe sot me deklaratat e saj për mosnjohje të zgjedhjve. Zëdhënësja e kësaj force politike u shpreh sot se nëse PS nuk merr edhe një mandat tjetër në Fier, zgjedhjet nuk do të njihen nga të majtët. Mënjehërë pas shqiptimit të kësaj fjalie zonja në fjalë është shëndruar në një Gramoz Ruç kur u shpreh se “Ne do ta marrim atë mandat me çdo mjet e me çdo çmim”. Se çfarë do të thotë kjo, nuk është shumë e thjeshtë për tu kuptuar. “Ne nuk i njohim zgjedhjet në rast se mandati i 9-të i Partisë Socialiste në Fier do të grabitet", ndërsa shtoi se "ne do ta marrim atë mandat me çdo mjet e me çdo çmim. PS nuk do të tolerojë asnjë makinacion e poshtërsi në kurriz të popullit të Fierit dhe në dëm të PS-së, sepse në këtë proces vendoset jo thjesht fati i një mandati, por çmimi i demokracisë në Shqipëri” tha sot zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj.



...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›