Kasta e kishës në Athinë po vihet në qendër-ciklonin e revoltës popullore
Kriza ekonomike ndikon edhe Kishën ortodokse greke. Jo pse ndikon drejtpërdrejt në të ardhurat dhe pasuritë, por më tepër për revoltën popullore, që ka shpërthyer në kohën e kursimit dhe të sakrificës, dhe pikërisht kundër avantazhet fiskale që gëzon Kisha e fuqishme ortodokse greke (Kisha Kombëtare Greke).
Alarmi që ka gjithë-përfshirë udhëheqësit e Kishës, të konsideruar si “egoistë të pasur” ka filluar si fillim rrjetin social facebook, ku në një faqe interneti të krijuar nga disa të rinj kërkohej “barazia” dhe “shkurtimi i privilegjeve”, dhe në disa orë ka arritur më shumë se 100 mijë “miq” e “fansa”. Dhe shumë shpejt u shndërrua në një peticion që i kërkon qeverisë greke një ligj të iniciativës popullore, që do të eliminonte të gjitha përfitimet e veçanta, të cilat e bëjnë Kishën, në fakt, imune ndaj ndikimit të recesionit ekonomik, ç’ka sot po prek 11 milionë shtetas grekë.
Po flasim për një institucion që mban 1, 5% të aksioneve të Bankës Kombëtare të Greqisë, e cila është Enti më i madh privat që posedon prona të patundshme (e dyta vetëm pas Shtetit), e cila punëson mijëra njerëz, por, sipas vëzhguesve, paguan vetëm një pjesë të vogël të tatimeve në krahasim me aktivitet e mbajtura.
Duhet thënë se, përpara protestës publike, baleti “Kishë-Shtet” zgjati disa muaj: në fillim kryepeshkopi i Athinës Jeronimi II, pas një takimi me Ministrin e Financave greke, Evangelos Venizelos, kishte shprehur gatishmërinë e tij, që Kisha Ortodokse të shiste një pjesë të aseteve të saj të mëdha dhe pasurive të patundshme për të ndihmuar vendin në mënyrë që të luftohej kështu kriza. Dukej si një masë për të ndarë sakrificat me popullsinë. Por, kur ajo filloi për t’u vënë në praktikë qëllimet e mira, pronat e Kishës Ortodokse Greke u përjashtuan nga lista e Zyrës për Vlerësimin Shtetëror, agjenci qeveritare përgjegjëse për zbatimin e programit të privatizimit. Prandaj, Kisha doli e padëmtuar nga plani.
Pagat e rreth 9 mijë priftërinjve aktivë (përveç atyre që janë në pension), do të vazhdojnë të paguhen nga Shteti (me një shpenzim prej 286 milion eurosh në vit), kurse ligji i ri tatimor do të ketë kënaqësinë për t’u miratuar nga klerikët përpara se të arrijnë në Parlament. Jeronimi dhe Ministri Venizelos më pas vendosën, me një dredhi, me një “escamotage” për të krijuar një agjenci të veçantë (në partneritet shtet-kishë) për të shitur aksionet të vogla të pasurisë së kishës, dhe të shpërndahen në të ardhurat për bamirësi.
Shpallja e përjashtimit, edhe pse i zbutur nga një shitje e kufizuar e ardhshme e aseteve në një organizatë bamirëse imagjinare (për t’u definuar), ka nxitur revoltën popullore. Që sot ka prekur hierarkinë dhe që ka gjetur një palë politike të një ish-Ministri të Financave, Janis Papantoniu.
Megjithatë duhet të thuhet se Kisha Ortodokse në Greqi ka një histori të lashtë të privilegjeve për statusin e saj, në një vend që regjistron 90% e të besimtarëve dhe nga ana kushtetuese e “preferuara”, si grupi i vetëm fetar i mbështetur financiarisht nga shteti. Dhe Partia Socialiste e kryeministrit Jorgos Papandreu, nuk duket se do të ndikojë seriozisht pushtetin e tyre, nga frika e kapaciteteve të mobilizimit të ndërgjegjeve, dhe për rrjedhojë të masave.
Edhe pse sot Kisha i kthen mbrapsht akuzat, duke vënë në dukje se në vitin 2010, Sinodi i Shenjtë i ka paguar Thesarit shumën e konsiderueshme prej 1.3 milion eurosh, çështja është se ajo aktualisht është e pamundur për të monitoruar dhe vlerësuar me saktësi sasinë e aseteve në pronësi, pasi duhet të gërmohet nëpër librat si në një labirint, në të cilën çdo kishë e vetme (të cilat në botën ortodokse janë autoqefale) është përgjegjëse për pagimin e taksave.
Pronat e paimagjinueshme - kujtojnë udhëheqësit fetarë - janë trashëgimi e periudhës së sundimit osman, kur qytetarët preferonin t’ia dhuronin Kishës, për të mos rrezikuar shpronësimin nga turqit. Por sot, ndërsa vendi vuan nga papunësia e shfrenuar, rënie të fuqisë blerëse dhe xhepa të rinj të varfërisë, justifikimi nuk mban më ujë. Dhe një tjetër ish-ministër i financave, Sefanos Manos, kërkon më shumë transparencë, duke bërë thirrje për “një studim të pavarur të pronës së kishës”, duke kërkuar që, të paktën për të paguar klerikët, mund të përdoren të ardhurat në lidhje me këto asete.
Vetëm vjeshtën e kaluar, në një mesazh të shpërndarë në të gjitha kishat, Sinodi i Kishës ortodoks grek denonconte “mungesën e lidershipit dhe etikës’ së klasës drejtuese, e cila ‘e ka humbur pavarësinë e saj’. Dhe prandaj theksonte një ‘varfërim moral të shoqërisë, që tërhiqet vetëm nga pasuria e lehtë dhe prosperiteti’, duke kërkuar më shumë ‘solidaritet me të varfrit’. Sot, ndërsa zemërimi rritet, ajo që kisha mund të paguajë, në këtë fazë të vështirë për kombin grek, është një kosto për reputacionin dhe besueshmërinë, ç’ka mund të dëmtojë zemrën dhe të shkaktojë një hemorragji në radhët e besimtarëve.