E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-21, në janar testime me lojtarë kandidatë

Ditët e para të vitit 2008 (nga 3 deri më 6 janar 2008) do të kalojnë në sitë një numër të madh lojtarësh, të cilët e konsiderojnë veten talente dhe mund t'i shërbejnë fanellës kombëtare të U-21. Lajmi është i bërë i ditur nga FSHF-ja
Seleksioni do të jetë për futbollistët e datëlindjeve që përkojnë me datat kufi: 01.01.1988 deri 31.12.1990. Federata Shqiptare e Futbollit mbulon vetëm akomodimin e kandidatëve që do të vijnë nga jashtë Shqipërisë, ndërsa biletat vajtje-ardhje do të jenë të vetë lojtarëve, të cilët duhet të paraqiten më datë 3 janar 2008 në orën 14:00 pranë stadiumit "Qemal Stafa'. Shqipëria U-21 e drejtuar nga Artan Bushati merr pjesë në grupin 1 eliminator të Kampionatit Europian 2009, së bashku edhe me Italinë (kryeson grupin), Kroacinë, Greqinë, Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe. Ndeshja e ardhshme e Shpresave është ajo kundër Greqisë, më 26 mars 2007.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›