E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Vinfred Shefer të mërkurën në Tiranë

Jetmir Halilaj, Panorama Sport
Vinfred Shefer është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e përfaqësueses shqiptare. Trajneri gjerman pritet të vijë të mërkurën në Tiranë për të diskutuar drejtpërdrejt me krerët e FSHF-së, të cilët janë të joshur nga emri dhe popullariteti që gëzon Shefer. 57-vjecari është prej disa ditësh në tratativa me palën shqiptare, por duket se gjatë orëve të fundit është arritur një kompromis verbal mes palëve dhe kjo e ka bindur atë që të mërkurën të vijë në Tiranë për të folur drejtpërdrejt me drejtuesit e lartë të Federatës. Ai kishte lënë një takim me presidentin e FSHF-së, Armand Duka në hotel "Berlin Plazza" në Vjenë, por takimi ka dështuar pasi Duka është nisur me urgjencë drejt Shqipërisë, ndoshta edhe për shkak të situatës së krijuar, ku Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi ashpër se Kombëtarja shqiptare ka shitur flamurin dhe dinjitetin e saj në dy ndeshjet e fundit. Paratë Burime pranë kreut të Federatës, Armand Duka bënë të ditur se Shefer do të marrë më pak para se Baric, pra më pak se 300 mijë euro në edicion, pasi FSHF nuk është në gjendje të shpenzojë shumë para. Fakti që Shefer është kaq pranë është një surprizë, pasi ai kërkonte rreth 500 mijë euro, një shifër që Federata kurrsesi nuk mund t'ia ofronte, pasi situata ekonomike nuk është ndër më të mirat, aq më tepër që shorti për Botërorin e ardhshëm nuk i rezervoi asnjë skuadër të madhe Shqipërisë në grup, cka do të sillte më tepër përfitime arkat e Federatës. Menaxheri Trajneri gjerman Vinifred Shefer pritet të mbërrijë në Tiranë ditën e mërkurë bashkë me menaxherin e tij grek, Jorgos Kaziani, i cili është edhe menaxher i FIFA-s. Kaziani ka pohuar për "Panorama Sport" se do të vijë në Tiranë më 5 dhjetor. Ky i fundit ka mundësuar tratativat mes teknikut gjerman dhe Dukës, madje mësohet se ka luajtur një rol pozitiv në uljen e kërkesave financiare të trajnerit, i cili ka kërkuar fillimisht rreth dyfishin e shumës që i ka ofruar Federata Shqiptare e Futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›