Kastriot Frashëri: Busti i Nolit në Turqi, ministria më grabiti projektin
Kastriot Frashëri sot është në krye të Institutit të Çështjeve Kombëtare, por në vitin 1996 ai drejtonte shoqatën "Fan Noli". Qe pikërisht në atë kohë kur ai filloi bisedimet me autoritetet turke që në Ibrik-Tepe të vendosej busti i Fan Stilian Nolit. Kjo përpjekje e kahershme mori jetë ditët e para të këtij muaji, kur kalendari shënoi përvjetorin e lindjes së Nolit. Frashëri në intervistën për "Gazeta Shqiptare" akuzon Ministrinë e Kulturës për përvetësim të projektit dhe sqaron arsyet e kësaj akuze. Ai është pjesëmarrës i shumë forumeve, aktiviteteve dhe konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare. Në krye të Institutit të Çështjeve Kombëtare dhe forumeve të tjera, brenda dhe jashtë vendit ka mbrojtur interesat kombëtare. Z. Frashëri është jurist dhe studiues i njohur. Ai është ekspert i njohur në përgatitjen e raporteve për Pushtetin Gjyqësor dhe Sistemin e Drejtësisë, Sigurinë Kombëtare, Zgjedhjet, Median dhe Shoqërinë Civile në Shqipëri, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare për problemet shqiptare. Është autor, bashkautor, redaktor dhe recensent i disa librave. Ka botuar librat: "Mary Edith Durham - Një Zonjë e Madhe për Shqipërinë", "Kanada", "Crazy Republic" e prej vitit 2001 është Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Çështjeve Kombëtare.
Z. Frashëri, para disa ditësh në Ibrik- Tepe, Turqi është vendosur busti i Fan S. Nolit. Si e pritët ju këtë realizim të projektit tuaj të hershëm?
Sigurisht që ky është një lajm i mirë jo vetëm për kulturën shqiptare, por edhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të shtetit mëmë, sepse më së fundi u bë realitet që busti i Imzot Theofan Stilian Nolit, këtij personaliteti frymëzues për shqiptarët të vendoset në sheshin "Republika", Ibrik-Tepe, Edirne, Turqi. Është fakt i njohur se kjo sipërmarrje është një projekt i hershëm i ideuar dhe realizuar nga Kastriot Frashëri dhe drejtues të tjerë të Shoqatës Atdhetare Kulturore 'Fan S. Noli' në Tiranë, qysh prej vitit 1996. Realizimi i këtij projekti u arrit pas shumë përpjekjesh në vitin 1998 pas mbështetjes që kryetari i Bashkisë së Edirnesë, z. Hasan Bajram dhe Këshilli Bashkiak i kësaj qyteze ju përgjigj pozitivisht kërkesës së nënshkruar nga Tirana prej z. Kastriot Frashëri. Në këtë kërkesë ndër të tjera u kërkuam autoriteteve turke që Fan S. Nolit, një prej figurave më të rëndësishme të kulturës dhe historisë shqiptare ti vendosej një bust në një nga sheshet e këtij vendi, të njohur si vendlindja e tij dhe shtëpisë ku lindi t'i bëhej një restaurim dhe ajo të kthehet jo vetëm në një muze, por edhe si vend pelegrinazhi ku mund të vizitohet nga të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Me këtë rast, nuk mund të mos përmend dhe vlerësoj edhe ata persona që më mbështetën dhe që me interesimin e tyre i paraprinë realizimit të këtij projekti si z. Mal Berisha dhe Ilir Tufa, drejtues të Konsullatës tonë në Stamboll.
Por bujarisë së treguar nga autoritetet turke për një kohë të gjatë nuk mundëm t'u për-gjigjeshim për shkak të mungesës së fondeve, të cilat për hir të së vërtetës, e kam theksuar edhe herë të tjera, mungojnë ndaj çdo sipërmarrjeje që është në frymën e interesave kombëtare. Pas një kalvari të gjatë pritjeje, indiference dhe sabotimi të treguar nga Ministria e Kulturës dhe baronët e saj, ky projekt më së fundi pati shpëtim, u gjenden fondet shpejt e shpejt, u shpall një konkurs dhe më së fundi u xhiruan fondet dhe u derdh bronzi, por nuk gjendej koha për ta dërguar, siç do të duhej, monumentin e këtij maratonomaku të kulturës kombëtare të prehej i qetë në vendlindjen e tij. Ndaj nuk është çudi që edhe lajmin për këtë event e kemi mësuar nga media…
Përse nuk ishit i pranishëm në ceremoninë e vendosjes së bustit në Turqi, kur ju jeni një prej arkitektëve kryesorë të realizimit të këtij projekti?
Ashtu si dhe e përmenda më sipër lajmin për ceremoninë e vendosjes së bustit të Imzot Nolit e kemi mësuar nga media. Kjo komedi e dirigjuar keq nga MTKRS nuk është as e para dhe as e fundit në këtë Republikë. Por nuk është vetëm ky problemi, pasi është e papranueshme që në një aktivitet të përmasave të tilla delegacioni që do të realizojë këtë mision të niset në ilegalitet të plotë. Mësojmë se drejt Turqisë kanë udhëtuar vetëm ministri i radhës i kulturës -Bumçi; Prof. Nasho Jorgaqi (si studiues i Nolit) dhe skulptori. Sa turp...! Përse kaq pak njerëz duhet ta shoqëronin këtë Ikonë të Kombit në udhëtimin e tij të fundit dhe historik drejt vendlindjes së tij?! Ky akt nuk duhet të ishte një trofe për t'i shërbyer politikës së ditës e për më tepër ministrit të saj të ri. Dihet se një shtet që nuk respekton vlerat dhe arritjet e tij është i destinuar të shembet. Nuk na vjen keq që nuk patëm ndonjë ftesë nga Ministria e Kulturës apo ministri i saj, por ajo që është më e tmerrshme është harresa dhe mungesa e mirënjohjes. Më thoni ju lutem, ku mund të gjendet një shtet, të cilit i mungon në këto përmasa memoria administrative? Kur harron në një kohë kaq të shkurtër, mjerë historia jonë çfarë sfidash ka për të përballuar në të ardhmen...!
Pak më parë u shprehët se nga autoritetet e pushtetit vendor turk keni marrë premtimin se përveç vendosjes së këtij busti do bëhet edhe restaurimi i shtëpisë ku ka lindur Fan S. Noli. Tashmë busti u vendos, po me restaurimin e shtëpisë çfarë po bëhet?
Po, kjo është plotësisht e vërtetë. Ne kemi marrë premtimin nga autoritetet e pushtetit lokal, jo vetëm nga ana e kryetarit të Bashkisë z. Hasan Bajram, por edhe të Këshillit Bashkiak, të cilët gjej rastin ti falenderoj dhe t'ju shpreh mirënjohjen time për mbështetjen e tyre të madhe, falë të cilëve u realizua ky projekt. Aktualisht për rikonstruksionin e kësaj shtëpie e cila ndodhet në Mëhallën Luëny, rruga Mithat Elmaz në Ibrik-Tepe nuk disponojmë asnjë informacion në lidhje me ecurinë e kësaj pjese të këtij projekti, pasi nuk dimë se çfarë ndërhyrjeje apo bisedime të tjera mund të kenë bërë drejtuesit e MTKRS, sepse ata me të marrë kërkesën tonë për ndihmë na kanë mbajtur larg kësaj çështjeje, madje e "privatizuan" këtë nismë edhe pse nuk ka qenë e tyre. Sigurisht që ne nuk do të heqim dorë nga realizimi i këtij projekti dhe tani që kemi një derë të hapur më shumë në këtë vend do të punojmë së bashku me ndihmën e biznesit, dashamirësve të artit dhe kulturës dhe falë ndihmës së siguruar nga Bashkia e Ibrik- Tepes do të përpiqemi ta përfundojmë sa më shpejt këtë sipërmarrje me vlerë të rrallë për botën shqiptare.
Përse gjithë ky interesim i juaji ndaj kësaj figure?
Për Imzot Theofan Noli të lindur më 6 janar 1882, në Ibrik Tepe, një vendbanim shqiptar në Thrakën lindore të Turqisë europiane, arsimuar në gjimnazin e Andrinopojës, themelues i Shoqatës Besa-Besë në Boston, drejtuesit të meshës së parë në gjuhën shqipe më 22 mars 1908 në Boston dhe themeluesit të autoqefalisë së Kishës Orthodokse Shqiptare mund të flasësh shumë (për këtë Faik Konitza do të shkruante: "Dita që ai dha meshën e parë shqip është një pikë kthese në historinë e Rilindjes Shqiptare. Ne nuk mund ta harrojmë këtë dhe nuk mund t'i lemë të tjerët ta harrojnë..."), kryeredaktor i gazetës më të vjetër shqipe "Dielli" në Amerikë, themelues dhe President nderi gjatë gjithë jetës së tij i Federatës Pan-Shqiptare Vatra, diplomuar në Universitetin e Hawardit, botues i "The Adriatik Rewiev" dhe "Republika", përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, anëtar i Parlamentit Shqiptar, ministër i Punëve të Jashtme, Kryeministër i Shqipërisë, i diplomuar Doktor i Filozofisë nga Universiteti i Bostonit, për disertacionin mbi heroin kombëtar Gj.K.Skënderbeu, autor i veprës "Bethoveni dhe revolucioni Francez", si dhe "Historia e Skënderbeut", botues i shumë veprave shqip mbi liturgjitë fetare, i nderuar nga Presidenti amerikan Lindon B. Xhonson, si dhe nga kompania e Radiodifuzionit Britanik në Londër(BBC) etj., ndaj për të gjitha këto cilësi dhe merita që mbart e ke të pa mundur të mos e zgjedhësh këtë gjeni, si një referent të jetës tënde.
Adhuruar nga pasuesit dhe respektuar nga shokët për gjithë këto vlera dhe merita të pa diskutueshme, Fan Noli është parë si një personalitet i shquar që ndihmoi të restaurohej identiteti kombëtar i shqiptarëve, i cili ishte shtypur nën thundrën e pushtimeve otomane për rreth 5- shekuj. Si kishtar, burrë shteti dhe studiues, Imzot Noli u shqua në shumë fusha dhe bëri që atdheu i tij të njihet në spektrin ndërkombëtar, i dha dinjitet atij dhe e pasuroi gjuhën e popullit të vet. Me pak fjalë ai ishte instrumenti për të siguruar qëndrueshmëri dhe besim për lëvizjen shqiptare në rritje, shekullin që lamë pas.
Ndonëse Shqipëria e kishte shpallur pavarësinë e vet qysh më 1912, është i njohur fakti që pa përpjekjen kolosale të tij në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë më 1920, kombi shqiptar vështirë se do të kishte mundur të ekzistonte si një etnitet koheziv në atë vit të vështirë për të gjithë shqiptarët. Për këtë gazeta e mirënjohur angleze "The Manchester Guardian" e atij viti shkruante: "Fan Noli është një njeri që do të ishte i shquar në çdo shtet. Një diplomat i përsosur, një ekspert në politikën ndërkombëtare, një debatues i talentuar, qysh prej fillimit bëri një përshtypje të thellë në Gjenevë. Ai i hodhi poshtë kundërshtarët e tij ballkanikë në një mënyrë mjeshtërore, por gjithmonë me një buzëqeshje. Ai është një njeri me kulturë të gjerë që ka lexuar çdo gjë të vlefshme që duhet lexuar në anglisht dhe frëngjisht". Lordi anglez Robert Cecill i shkroi atij: "Si përfaqësuesi kryesor i mbrojtjes së vendit tuaj është e mjaftueshme të thoni vetëm se jeni shqiptar...".
Kam lindur në një prej vendeve dhe trevave që identifikohen me epiqendrën e zhvillimit të kulturës dhe trashëgimisë kombëtare. Ndaj nuk mund të jem ndryshe nga ajo që kam trashëguar nga të parët, nga familja dhe nga rrethi miqësor e shoqëror. Rrallë ndodh në histori që në të njëjtin vend ku ke lindur, në ato pak kilometra katrorë të kenë lulëzuar kaq shumë margaritarë të cilët i bëjnë nder kulturës dhe historisë kombëtare. A nuk ka ndodhur kjo në këtë trevë kaq të vogël për nga përmasat gjeografike, por e madhe për nga dimensioni dhe filozofia që shpalosi në Rilindjen Kombëtare me në krye Frashërllinjtë, Petro N. Luarasin, Faik Koniozën, Fan S. Nolin, Shahin Kolonjën, Jani Vreton, Kristo Luarasin, Themistokli Gërmenjin, etj? Ndaj kam qenë me fat për këtë koincidencë fondamentale në të cilën kam lindur dhe jam edukuar si në Kolonjë ashtu edhe në Frashër. Dhe vërtet tashmë kanë kaluar dy dekada që ky fat më ndihmoi të njihja dhe kuptoja përmasat e veprës së Hirësisë së Tij, në rrugën time të saponisur të dijes. E them me krenari se është vepra e ndritur e këtij gjeniu që krijon mundësinë të takohemi dhe për të mos e hedhur tinëz në analet e zeza të historisë, sepse gjithmonë do të ekzistojnë njerëz në këtë vend që do të përulen me respekt përpara veprës së tij brilante dhe punëtorëve të tjerë të Rilindjes Kombëtare.
Meqenëse tashmë kemi hyrë në Vitin e Pavarësisë, si i shihni përgatitjet për festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë?
Me gjithë forcën e shpirtit do të dëshiroja që në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë shqiptarët kudo që jetojnë ta shfrytëzonin këtë rast për reflektim kombëtar kritik mbi anarkinë e përgjithshme në të cilën jetojnë dhe jo duke tundur flamujt e pushtetit të tyre, sepse kjo rrugë nuk do t'ua kthejë as dinjitetin e shkelur, as nuk do t'u sjellë mirëqenie. Për këtë eveniment Kryeministri Berisha është kujtuar vonë ndaj ka pothuajse një vit që proklamon me të madhe kremtimet për këtë ngjarje të ndritur, duke premtuar ndërtimin e Parlamentit apo stadiumit të ri, por personalisht nuk kam besim se asnjë prej këtyre premtimeve do të realizohet. Nuk dëshiroj që ta paragjykojmë ecurinë e këtij procesi pasi është përgjegjësi direkte e qeverisë organizimi i kësaj feste të madhe të Ditëlindjes së Shqipërisë, për t'u dhënë mundësinë qytetarëve të saj, të ndihen krenarë për vendin dhe identitetin e tyre.
A është përfshirë Instituti i Çështjeve Kombëtare në programin e qeverisë për kremtimin e këtij evenimenti madhor të historisë së Shqipërisë?
Fatkeqësisht deri më sot nuk kemi marrë asnjë ftesë nga ana e qeverisë edhe pse vazhdimisht jemi identifikuar si një subjekt që ka punuar qysh në themelimin e tij për mbrojtjen e identitetit, vlerave dhe interesave kombëtare. Ky Institut për vetë natyrën e tij specifike që ka, përgjatë një dekade jete, asnjëherë nuk ka pushuar së punuari brenda dhe jashtë vendit dhe pa asnjë ndihmë financiare nga qeveria për të mbrojtur interesat kombëtare. Në vitin 1924, Fan Noli në një fjalim të mbajtur në Parlamentin e Shqipërisë kishte numëruar disa anarki, të cilat e vështirësonin ose e bënin të pamundur zhvillimin e shëndoshë të shoqërisë shqiptare. Mungesa e këtij vizioni dhe bashkëpunimi kaq të domosdoshëm për të ndryshuar faqen e këtij vendi të shpërfytyruar ndihet aktuale edhe sot. E kam përsëritur edhe here të tjera qeveritarët tanë mund t'i japin kujtdo akses dhe fonde financiare pa fund kujtdo ti shpallin heronj.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)