E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastriot Islami: “Me Veliajn, Rama largoi edhe më shumë votuesit”

Një nga emrat më të njohur të Partisë Socialiste, aktualisht deputet dhe Sekretari për çështjet Zgjedhore, Kastriot Islami, komenton situatën më të fundit në selinë rozë dhe “afrimin” aty të Erjon Veliajt, kreu të G 99-ës, duke e konsideruar këtë si zgjedhje personale të Edi Ramës. Islami thotë se me këtë lëvizje, Partia Socialiste ka humbur edhe më shumë terren në elektorat, pasi Veliaj nuk është një prurje cilësore, që mund të bëjë diferencën, nisur kjo nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit në vend.
Sipas Islamit kjo as nuk rezulton të jetë as dhe një lëvizje politiko-elektorale për të maksimalizuar suksesin në zgjedhje të koalicionit të majtë. Sipas Islamit, shkrirja do të ishte një model dështimi total, nëse shtrihet për aleatët e tjerë dhe një mollë sherri, nëse i ofrohet ekskluzivisht vetëm G 99.
Sekretari i PS analizon dhe performancën zgjedhore të G 99 në zgjedhjet e fundit, dështimin e saj për të tërhequr zgjedhësit, që votuan për herë të parë.
“Votat e zgjedhësve të rinj, të grumbulluar nga kjo forcë politike në 12 qarqe, nuk ndikuan në rritjen e mandateve të koalicionit të majtë. Madje, performanca e G 99 e futur nën sqetullën e PS, do të jetë dhe më e ulët për shkak të shkrirjes dhe G 99 do të sjellë më pak vota nga votuesit e rinj në koalicionin e majtë, sesa sillte kur konkurronte më vete”, u shpreh deputeti socialist, Kastriot Islami.
Islami e cilëson një strategji vetëvrasëse, atë të reduktimit të numrit të partive aleate, përballë kundërshtarit me shumë aleatë dhe që synon t’i rrisë ato.
Ndaj dhe ai shpall si arsye të kësaj lëvizje, garantimin e plotë të individëve kryetarë për t’u zgjedhur deputetë, me koston e vdekjes së partive aleate dhe uljen e mëtejshme të votave të koalicionit të majtë.
“Në rastin e G 99, shkrirja ka realisht synim kryesor promovimin e shpejtë të Erion Veliajt nga Edi Rama, brenda hierarkisë së Partisë Socialiste”, tha më tej ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›