E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rikthehet debati për imunitetet - Berisha: “E pajustifikueshme mbajtja e imunitetit nga opozita”

Mazhoranca i ka bërë thirrje përsëri opozitës të japë konsensusin, për miratimin ligjit për Imunitetet. Shefi i qeverisë tha se çdo ditë që kalon do jetë më e vështirë për opozitën të justifikojë mbajtjen e imunitetit. “Kam shpresë se opozita do të shqyrtojë qëndrimin, sikundër thirrja ime është që të lemë inatet mënjanë dhe të heqim imunitetet. Sot kemi një ekspertizë të shkëlqyer nga Komisioni i Venecias mbi mekanizmin e heqjes së imunitetit. Ejani ta zbatojmë atë. çdo ditë do të jetë më e vështirë, për opozitën të justifikojë mbajtjen e imunitetit për qeveritarët dhe pushtetarët. Opozita është opozitë dhe e tillë është opozita shqiptare. Ajo s’mund të bëhet kurrë kërrabë e pushtetit, tha Berisha, duke shtuar se, në bindjen time më të thellë, ajo duhet të promovojë dhe të insistojë për heqjen e imuniteteve. Ky është interesi i saj më i madh sot. Ky është interesi i saj permanent në çdo lloj rrethane”, vuri në dukje kreu i ekzekutivit.
Krahas angazhimit të palëkundur të shumicës parlamentare ka qenë opozita ajo që ka vënë ‘veton’ për të bllokuar disa herë në Kuvend miratimin e ligjit për Imunitetet. Duke mos qenë koherentë dhe aspak e interesuar për ‘zhveshjen’ e zyrtarëve të lartë dhe bërjen transparente të çdo veprimi të politikanëve, opozita faktohet si mburojë e korrupsionit dhe ryshfetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›