Mbetjet, Topi: Ligjet të mos shihen si beteja politike

Presidenti i vendit Bamir Topi nga qyteti i Shkodrës ka reaguar për ligjin e mbetjeve. Sipas kreut të shtetit ligjet të mos shihen si beteja politike, pasi të gjitha betejat juridike janë fituar nga Presidenca.
Më herët gjatë ditës zëvendësministri i Mjedisit Taulant Bino reagoi ndaj kthimit për rishikim në Kuvend në lidhje me draft-ligjin " Per Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve ", i cili nuk u dekretua nga Presidenti Topi dhe është dhe kundërshtuar nga Partia Socialiste.
Sipas Binos refuzimi nga presidenti në mungese të argumenteve kushtetuese është padyshim një akt i pastër politik në mbështetje të partise që ka krijuar ose që do të krijoje.
Ndërkohë presidenti Topi ka reaguar edhe për deklaratat e kryeparlamentares Jozefina Topalli e cila në një intervistë për Radio Evropa e Lira tha se presidenti luan në fushën e majtë.