E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestuesit i vënë flakën Romës

Dje qeveria e Berluskonit e hodhi për të disatën herë lumin me votëbesimin që mori nga Senati italianë, ndërsa mediat italiane raportojnë për një gjendje terrori që ka shpërthyer në Romë.

Ajo që duhet të ishte një protest paqësore kundër reformave ekonomike është kthyer në një luftë të dhunshme mes protestuesve dhe institucioneve shtetërore.

Protestuesit kanë sulmuar forcat e rendit dhe institucionet shtetërore duke vënë zjarr në disa prej tyre. Sot në protestën e zhvilluar në Romë kanë marr pjesë me qindra italian të indinjuar dhe të zemëruar me çdo formë shtetërore në vend: T`ju vijë turp|, kjo është parulla më e përdorur nga protestuesit.

Mediat italiane raportojnë se i është vënë flaka ministrisë së Mbrojtjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›