E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastriotet dhe Petralba troja e tyre ne Mat

17 janar 1476 dha shpirt ne moshen 62-vjecare pas 25 vjetesh lufte dhe betejash te ashpra Heroi yne Kombetar Skenderbeu. Ndonese dhe kjo date eshte kaluar jo me pak debate...

Me dobesimin e ndikimit sllav ne Ballkan ne vendin tone linden nje seri principatash feudale nder te cilat ajo e Kastrioteve pati lulezimin me te madh. Ata sipas Barletit Engjellit e disa te tjereve trojet e tyre i paten ne Mat. Faktet tregojne se krahinat perreth Magravetes Matit sundoheshin nga Topiajt Gropajt Dukagjinet dhe Balshajt ndersa ne Mat pervec Kastrioteve nuk njihen zoterues te tjere. Kjo gjen mbeshtetjen edhe ne ate se po ketu edhe sot e kesaj dite hasim toponimet me emrat Kastriot dhe Mazrek te cilet i mbanin si mbiemer Kastriotet si dhe nje seri kalash e qytezash gje qe deshmon per nje lulezim te kesaj treve ne te kaluaren.

Gjon Kastrioti i ati i Skenderbeut provoi mbi shpatullat e tij furine osmane. Ai beri nje rezistence te madhe kunder tyre por se fundi u detyrua te ulte kryet dhe te mbante trojen e vet-Maten ndersa pjesen tjeter te principates qe e kishte futur vete nen sundimin e tij ua dorezoi turqve bashke me kater djemte e tij peng me kusht qe te paguante nje harac vjetor si dhe me detyrimin qe te shkonte me ushtrine e tij sa here qe ta kerkonte sulltani per lufte.

Per here te pare Petralba permendet ne shekullin XV. Duket se ajo u ndertua ne mesjete dhe se bashku me Stelushin qe baza dhe ndecircja e Kastrioteve. Gojedhena popullore thote Gjon Kastrioti rrete nkalan e one. Petralbe-D.Kurti Skenderbegju ka le nGjur tBardh kur e ama ishte gjeshtare per verim-D.Kurti. Kjo kala ka sherbyer jo vetem si fortese por dhe si nyje e rruges qe kalonte nga Durresi-Mat-Diber dhe gjate lugines se Drinit per ne Prizren ose deges tjeter qe merrte per Svetigrad e ne vazhdim. Kete na e provojne dhe nje seri kalash qe gjendeshin gjate ketij intinerari si ajo e Dorzit Vajkalit Homeshit Grazhdanit Sinjes dhe Ujmishtit. Pra keto ishin nje kordon mbrojtes i principates se Kastrioteve ne pjesen juglindore kundra furise sllave dhe me vone asaj turke.

Petralba ndodhet ne lartesine 600 m mbi nivelin e detit ne mes dy katundeve Fushat Fshat dhe Guri Bardhe. Duket se atehere keta ishin lagje te Petralbes mbasi ne te dy katundet ndeshim fise te njejte. Petralba apo sic e quan populli Kalaja e Skanderbegjut si vend mbrojtes ka qene ne lartesine e malit aty ku ndodhen rrenojat kurse qyteti sipas toponimeve dhe gjurmeve qe ruhen ka qene ne anen lindore tek lagjja Tanushe dhe ne Gurza ne anen perendimore nga ku ishte dhe rruga kryesore per ne kala. Keto dy vende se bashku me kalane perbenin Petralben e vjeter pra shqip - Gurin e Bardhe. Emri i pershtatet sakte vendit i cili eshte i mbuluar me gure te bardhe gelqerore.

Troja ku ndodhet sot katundi Guri i Bardhe duket se u formua me rrenimin e kalase pasi nga perberja fizike e vendit nuk ka arsye te quhet ashtu por ose ruajti emrin e vjeter ose ketu kishin stanet dhe me kohe banoret u shperngulen dhe zune vend aty sic ka ngjare me shume katunde te Matit si Vinjolli nga Lisi Plani i Bardhe nga Klosi Lunreja nga Bushkashi etj.

Barleti ne vepren e tij Historia e Skenderbeut kete qytet e quan Petram Albam qe do te thote Guri i Bardhe dhe e vendos ne Mat 30 mije hapa larg Petreles 25 mije hapa nga Kruja dhe po aq nga Stelushi dhe po te shprehemi fjale per fjale me gjuhen e tij ai vazhdon Ky asht nji gjytet ne Mate i ndertuem mu ne maje te nji mali te vogel por qe si trembet me gjithe kete pervec urise asnji furije anmike. Vec kesaj lumi i Mates qe rrjedh rraze malit duket se ia shton ketij vendi jo ma pak bukurine se sa dobine e fuqine mbrojtese. Tiparet e pershkruara nga humanisti shkodran perputhen plotesisht me kete kala dhe historiografia jone e ka identifikuar kete vend me Petralben e Barletit.

Ne fortesat kryesore te Gjon Kastriotit benin pjese Kruja Petrela Petralba Stelushi dhe Svetigradi. Dy te parat ishin te Topiajve por Gjoni i futi nen sundimin e tij Petralba e Stelushi ishin troja e Kastrioteve ndersa Svetigradi i perkiste pjeses se banuar nga shqiptare e maqedonas dhe ndodhet afer Rekes. Kjo kala prej shqiptareve dhe koloneve turq te vendosur pas pushtimit te ketyre trojeve thirret Koxhaxhik ndersa prej maqedoneve Svetigrad qe do te thote qytet i shenjte.

Me 1439 vdes Gjon Kastrioti dhe tokat e tij Juvenilja mbeten ne peshen e se shoqes Vojsaves dhe te bijes Mamices te cilave iu caktua nje toke ne Mat per te jetuar. Fati rrodhi rrembyeshem dhe u desh te vij viti 1443 ku ne betejen e Nishit turqit thyhen nga Huniadi dhe Skenderbeu u kthye ne atdhe duke braktisur radhet e ushtrise turke dhe shtiu ne dore principaten e vet.

Si pushtoi Krujen me 11 nentor 1443 dhe Petrelen iu drejtua Petralbes. Aty vendosi cadrat ne rreze te qytetit dhe nuk hasi veshtiresi per ta futur ne dore sepse ketu ishin trojet e tij dhe ndecircja e te pareve te vet. Nga ana tjeter pasi ishin dorezuar Kruja dhe Petrela roja e qytetit te Petralbes iu dorezua me deshiren e tyre. Me 28 nentor 1443 Skenderbeu merr fronin e te atit Gjonit.

Magravetja Mati gjate kesaj lufte mbeti te thuash e paprekur. Ketu Skenderbeu beri nje seri ndertimesh dhe rindertimesh si dhe perqendroi zejtarite dhe nozullimet ku terhiqte dhe banoret e evakuuar sa here e donte nevoja prej zonave te luftes meqenese Magravetja ishte nje nder vendet me strategjike e harkuar nga te kater anet me male qe kalohen me veshtiresi. Qafat e tyre ishin te fortifikuara me kala e qyteza gjurme qe sot i kemi ndeshur ne rreth 18 vende.

Lufta behej gjithnje e me e ashper. Sipas Barletit Skenderbeu pergatitej per rezistence. ...Petralben e kishte pajisun si jo ma mire me burra arme dhe ushqime per cdo rasthellipdhe neper ngushtica malesh mbante togje ushtaresh per ruajtjen e saj. Ne kushte te tilla ajo u be ndeja e Skenderbeut dhe e familjes se tij. Kete tradite sic thame ne fillim e kishte edhe Gjoni pra Skenderbeu filloi ta ruante dhe ta nderonte trojen e te pareve te tij. Ketu Vojsava kalonte pjesen me te madhe te motit sidomos veren dhe vjeshten ...e rrethueme prej vajzash me plot sherbime mbretnore... mbasi natyra ...rraze keshtjelles kishte kriju nji fushe me bukuri te vecanta si dhe nuk mungonte dora e kujdesi i banorve nuk mumgonin as pemet as hardhit as frutat asgja nga ata qe zbukurojn dhe begatojn token... M. Barleti Historia e Skenderbeut.

Gojedhena popullore e provon plotesisht edhe sot kete fakt ajo jo vetem qe pranon se Skenderbeu ka ndenjur familjarisht ketu por qe ne Petralbe lindi edhe i biri Gjoni. Perseri Barleti na informon se mbas betejes Modrices me 1451 Skenderbeu se bashku me Hamzane dhe me pak shoke shkoi ne Petralbe hellipatje ai kishte lane te shoqen qe ne fillim te veres gja qe pastaj e bani gjate gjith mbretnimit te tijhellip

Ndonese per Skenderbeun nuk dime te kete pasur vajze legjenda thote Ai pritte me ankth se caf do ti lecircte e shocja por me qan se ajo leu cuce e ndrroj me nji gru tfisit Luga e cilla leu mec. Si u bane camardhoke meci dhente lugje perdit kurse cuca merrte flamurin e u prite cullve para. Nji dit prej ditesh Skanderbegju e vuni re kete gjacirc ene e peti te shocen per ket cudi ajo u zu ngusht e i tregoj te verteten. Keshtu Skanderbegju coj mecin e murr cucen. Me vone po sipas gojedhanave i lindi edhe djale. Nga kjo mund te pranojme qe edhe Gjoni i dyte ka lindur ne Petralbe me 1456 aty ku ka lindur i ati Gjergji.

Pervec barres se luftes nuk munguan dhe tradhetite e bashkeluftetareve dhe gjakut te tij. Moisiu dhe Hamzai deshtuan shpejt ne veprimet e tyre por ai qe do ti sillte me shume andralla ishte matjani tjeter Ballaban Pasha nga Batra. Dy burrat nga te njejtat troje u vune perballe njeri-tjetrit njeri per lavdine dhe lirine e popullit te tij ndersa tjetri per lavdine e sulltaneve. Ballabani ne inkursionin e pare vuri ne shenje Matin sepse kjo ishte nyja me e forte dhe troja e Kastrioteve dhe po tjua hiqte kete krahine nga duart edhe ky duke kaluar neper vendin e tij besonte te gjente mbeshtetje dhe te korrte fitore.

Fillimisht keshtu u duk. Ne fillim te betejes Skenderbeu nxori tre vete pararoje por ata iu dorezuan Ballabanit pasi njeri prej tyre kishte lidhje gjaku me lsquote. Atehere Skenderbeu vuri ne levizje te tete mije kaloresit dhe kater mije kembesoret qe kishte perqendruar ne Petralbe 15 mije kembe larg Vajkalit te Bulqizes ku u kryqezuan shpatat per te paren here midis tyre me 1465.

Per njezetepese vjet populli i Magravetes beri nje lufte te drejte dhe popullore nen udheheqjen e nje strategu qe kishte dale nga gjiri i tij. Ndonese Anteu vdiq nga natyra dhe jo ne lufte flamuri i lirise mbeti ne maratonen e brezave.

Kryematja edhe sot i ruan gjurmet e kesaj lavdie. Vendi eshte i mbuluar me rrenoja mesjetare per te cilat fliten nje mori gojedhenash.

Ne Ceruje gjenden rrenojat e nje kalaje tjeter qe mban emrin e Skenderbeut. Kurse ne Klos Gurre dhe Kete pervec qytezes se hershme ilire te Xibrit gjejme gjurmet e disa qytezave te tjera.

Gjurmimet arkeologjike ne kete treve kane dhene elemente te kultures ilire qe gershetohen me vone me ate te Komanit gje qe deshmon per autoktonine e kesaj treve. Nje rrjet i tere urash te gurta te tipit venecian kalonin mbi Lumin Mat dhe deget e tij dhe sherbenin si vende kalimi te rruges nga Durresi per ne Diber e me tej.

E pare ne aspektin e pergjithshem te luftes legjendare te popullit tone nen udheheqjen e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut Petralba ashtu si dhe Stelushi ishte nje mbeshtetje dhe nyje e forte ne prapavije. Ato ishin ne qender te principates se Kastrioteve dhe sherbenin si pike nderlidhjeje e te gjitha rrugeve te luftes. Per nga strategjia e tyre ngelen te pacenuara prandaj qene dhe celula e Kastrioteve nga e nisen zgjerimin e tyre perreth ndersa kalate dhe vendet e tjera sherbyen si membrane mbrojtese e kesaj treve.

Burrel 20 kallnuer 1967

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›