Ministri i Drejtesise dorehiqet pas deklarates se puna e tij ishte e lehte
Ministri japonez i Drejtesise ka dhene doreheqjen pasi ne nje deklarate te bere se fundi u shpreh se puna e tij ishte shume e lehte pasi ishte ne gjendje qe te shmangte cdo lloj investigimi parlamentar per te me ca pak fraza.
Ai dha doreheqjen tete dite pasi kishte deklaruar se mund te shmangte me shume mjeshteri cdo lloj pyetje te veshtire qe mund ti behej. Te jesh minister i Drejtesise eshte shume e lehte sepse mjafton vetem te mbash mend dy fraza te cilat i kam perdorur vazhdimisht kur kam pasur debate apo interpelanca ne Parlament deklaroi ministri pak dite me pare. Behet fjale per nje minister qe kishte ardhur ne ate post vetem dy muaj me pare ne ndryshimet e fundit qe u bene ne qeverine japoneze dhe kjo ka qene nje kohe e veshtire gjate se ciles ai eshte perballur me ceshtje te komplikuara. Sekretari i pergjithshem i partise ne pushtet deklaroi se deklaratat e Kryeministrit kishin qene te papershtatshme. Edhe pse ministri mund te kete qene duke bere humor me keto fraza ai eshte treguar i papergjegjshem dhe i duhet qe te perballet me pasojat.