E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrioti i Haxhisë i tregon vendin Besës së Daiut

Kastrioti-Besa 3-0. Ky ishte rezultati në fund të 90 minutave të takimit të dy skuadrave të Kategorisë Superiore. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, por në 45 minutat e dyta, vendos përvoja e trajnerit Petrit Haxhia përkundrejt modestit Përparim Daiu. Në pjesën e dytë, Kastrioti shpalosi vlerat e tij duke shënuar 3 gola: Ziambo, Abazaj dhe një kryevepër e Kalarit. Një humbje e trishtuar e Besës në Krujë, pas atij kualifikimi të qetë një tur më parë me Erzenin e Shijakut. Kastrioti shumë pranë kualifikimit. Kastrioti, që eliminoi një tur më parë fqinin e tij, Lacin, merr pjesë për herë të parë në cerekifinalet, por duke shtuar dhe përballjet e mëparshme me Besën në faza më të "lehta" nga 7 takime ka fituar vetëm 2, 3 janë mbyllyr në barazim dhe 2 të tjera janë fituar nga Besa. Kastrioti regjistroi fitoren e 30-në 83 ndeshjet e luajtura në Kupën e Shqipërisë, ndërkohë që Besa, që ka marrë pjesë 18 herë në cerekfinale regjistroi humbjen e 79-të në 246 ndeshje të zhvilluara në kupë. Interesant është fakti se sa herë që janë përballur dy ekipet, i kualifikuar ka dalë Kastrioti, që shpreson se më 22 nëntor do të regjistrojë kualifikimin e tretë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›