Tirana, rishfaqet fantazma “Cakrani”

Edhe në grupin II, nuk mungoi rezultati befasues dhe ky falë Erzenit të Shijakut, që për 88 minuta përsëriti fenomenin "Cakrani" ndaj fituesëve në fuqi të Kupës së Shqipërisë. Në stadiumin "Tofik Jashari" u përballën dy ekipe me histori të ndryshme. Erzeni, që në turina paraardhës eliminoi Tomorin, tashmë drejtohet nga trajneri i mirënjohur Hysen Dedja. Shijakasit kaluan të parët në avantazh me anë të Arapit në minutën e 54, ndërkohë që Tirana, në një ditë tjetër të errët të saj, barazoi dy minuta para përfundimit me një goditje të lirë të ekzekuttuar mjeshtërisht nga mesfushori i bardhebluve dhe i Kombëtares shqiptare, Klodian Duro. Ky ishte dhe barazimi i parë pas katër fitoreve të regjistruara nga Tirana në katër përballjet e meparshme
Trajneri i Tiranës, Mirel Josa u shpreh për Radio +2: "Mesfusha ishte në një ditë të errët. Ekipi i Erzenit doli shpesh herë në kundërsulm. Jam i kënaqur nga rezultati. Ka shumë gjëra për t'u riparuar në ekipin tonë. Rezultatet? Janë gjëra normale që ndodhin në Kupën e Shqipërisë. Përvec lojtarëve të formacionit bazë kishim edhe lojtarë të rinj".
Hysen Dedja: "Patëm disa raste shumë të mira shënimi dhe mund ta dyfishonim rezultatin. Na goditi goli i Duros. Edhe me 1-0 nuk mund të them se do të kualifikoheshim në Kupë, pasi përballë kemi ekipin që kryesom kampionatin. Skuadrat e Kategorisë Superiore në vështirësi? Në fushën e tyre ekipet që konsiderohen të dobëta përpiqen të tregojnë vlerat. Ndeshja e kthimit pritet me shumë entuziazëm nga tifozeria shijakase, ndërkohe që ajo bardheblu ka protestuar jo pak ndaj skuadrës së vet.