E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turbina befason kampionin Elbasani

Në grupin I, pati disa rezultate surprizë. Turbina, që merr pjesë në Kupën e Shqipërisë për të 11-ën herë arriti një fitore befasuese me kampionin e Shqipërisë, Elbasanin, të parën në 6 përballjet midis tyre. Cërrikasit, që në turin e mëparshëm eliminuan Pogradecin duke regjirtruar edhe një rezulatat tenistik 7-2, fituan me Elbasanin me rezultatin e pastër 2-0. Tiranasi Andi Shtrepi një eurogol në minutën e 36-të, ndërsa zëvëndësuesi Admir Uka shënoi vetëm një minutë nga fillimi i pjesës së dytë në stadiumin "Nexhip Trungu". Trajneri i Turbinës, Kushi, u shpreh pas ndeshjes: "Na gëzon rezultati. Patëm përballë një ekip kampion me disa mungesa në formacion". Në ndeshjen e kthimit Elbasanit i duhet të fitojë me një diferencë minimalisht prej tre golash. Statistikat flasin në fakt për Elbasanin që eshte kualifkuar dy herë me cërrikasit në përballjet e tyre të mëparshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›