Kastrioti më të lehtë e ka me Tiranën

Nga Franc Hoxha
ASA (Albania Sport Agency) - Kastrioti duket se ia ka marrë dorën Tiranës, kur dhe në ballafaqimin e dytë sezonal në Krujë arriti të marrë një rezultat pozitiv, edhe pse kjo e fazës së tretë (1-1) nuk ishte si fitorja e arritur në fazën e dytë (2-1). Gjithsesi ky mund të konsiderohet një sukses i plotë i ridebutimit në bankinë të Ramazan Ndreut. Kastrioti i kthehet pikëve pas ti humbjeve rresht në kampionat. Vioresin Sinani (48') ishte autori i golit për Tiranën. Goli i pestë që golashënuesi më i mirë i kampionatit (19 gola) u ka shënuar krutanëve në tri takime: 3 në takimin e fazës së parë (7-3), 1 në fazën e dytë (2-1) dhe 1 tani në të tretën (1-1). Golin e barazimit për krutanët e shënoi zimbaviani Januari Ziambo në të 68', gol që rezistoi dhe mbylli takimin e 13 historik midis dy ekipeve. Ziambo ka shënuar tri herë kundër Tiranës në tri ballafaqimet me rekordmenët shqiptarë. Për Tiranën, e cila kishte mungesat e Mukaj dhe Duros, por kishte në formacion dy ish-lojtarë të Kastriotit, Abazaj e Turdiu, ky ishte barazimi i 6 me krutanët në përballje historike dhe pesti sezonal. Dy pikët e humbura të kryesuesve në Krujë e reduktuan në shtatë diferencën me vendin e dytë, kur tani pas shpinës së bardhebluve, nuk është më Teuta (e cila barazoi 0-0 me Elbasanin), por Vllaznia që fitoi në Vlorë me Flamurtarin (0-2). Në javën e ardhshme (27) Tirana do të presë Flamurtarin, ndërsa Kastrioti do të udhëtojë në Peqin në një sfidë të vështirë me Shkumbinin vendas. KASTRIOTI-TIRANA 1-1 Shënues: Ziambo 65'/ Sinani 48' Gjyqtarë: Jemini, A.Pregja-G.Maloku Stadiumi "Kastrioti", Krujë, ora 15:00 TRI TAKIMET E KETIJ SEZONI Faza e parë TIRANA-KASTRIOTI 7-3 Faza e dytë KASTRIOTI-TIRANA 2-1 Faza e tretë KASTRIOTI-TIRANA 1-1 BILANCI MIDIS DY EKIPEVE 12 ndeshje; 1 fitore Kastrioti, 6 barazime, 6 fitore Tirana. Golat: 15-26 RENDITJA E SUPERLIGES Superliga Pike F B H 1 Tirana 56 17 5 4 2 Vllaznia 49 14 7 5 3 Partizani 48 14 6 6 4 Teuta 48 13 9 4 5 Besa 40 11 7 8 6 Elbasani 36 10 6 10 7 Dinamo 35 10 5 11 8 Flamurtari 28 8 4 14 9 Kastrioti 26 6 8 12 10 Shkumbini 25 7 4 15 11 Luftëtari 23 6 5 15 12 Apolonia 19 5 4 17 Java 25, 14 shkurt Tirana - Flamurtari Vllaznia - Elbasani Teuta - Dinamo Partizani - Besa Shkumbini - Kastrioti Apolonia - Luftëtari