Kastrioti merr primatin
Kastrioti e ka befasuar Besa Famiglian, duke e mposhtur në Pejë me rezultat 22:21, në kryendeshjen e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Ndeshja ka qenë e baraspeshuar gjatë tërë kohës, siç tregon edhe përfundimi i pjesës së parë (12:12).
Mirëpo, në çastet vendimtare, kampionët e Kosovës u treguan më syhapur dhe më të saktë, për t’i rrëmbyer dy pikë, të cilat e ngrenë ekipin ferizajas në pozitën e parë, me pikë të njëjta me pejanët.
Vëllaznimi ishte bindshëm më i mirë se Trepça, njëjtë si Prishtina, e cila për kundërshtar e pati Kosovën e Vushtrrisë. Vjosa e befasoi Drenicën.
Rezultatet
Besa Famiglia – Kastrioti21:22
Vëllaznimi – Trepça 37:29
Kosova – Prishtina21:35
Drenica – Vjosa32:33
Tabela
1. Kastrioti1730
2. Besa Famiglia1730
3. Prishtina1724
4. Vëllaznimi1717
5. Kosova1710
6. Trepça1710
7. Drenica177
8. Vjosa175